Futboll

Pirlo: Ka më shumë stres në stol, për Champions duhet fat

Pak javë kohë për ti dhënë një fytyrë Juventus, Andrea Pirlo ka nisur me entuziazëm karrierën e tij të re si trajner e mes shumë dyshimeve  të zakonshme në pankinë, Maestro tregon se ka idetë e qarta mbi atë çfarë kërkon nga skuadra. “Unë dua të praktikoj një futboll ofensiv – ka theksuar tekniku bardhezi -, skuadra ime duhet të imponojë lojën në të gjithë stadiumet”. Një mentalitet që anon nga sulmi e që është parë që në daljet e para në kampionat.

Objektivi i fiksuar nga shoqëria është titulli i 10 radhazi për tu fituar në fushë, duke u mbrojtur nga sulmet e kundërshtarëve, por Champions League – fituar disa herë si lojtar – mbetet ëndërr te bardheznjtë: “Nuk ekziston më skuadra ‘’dyshek’’ në kompeticion, janë të gjithë skuadra të forta e nuk mund të gabosh. Moment kritik janë ndeshjet me eliminim direkt sepse janë skuadra me kondicion fizik të ndryshëm pas përgatitjeve dimërore. Duhet edhe fat në short, por nëse në atë moment nuk arrin në formë çon dëm sezonin”.

Jeta e re e Pirlos është stimuluese: “Të bëhesha trajner për mua ishte automatike – ka zbuluar ai për faqen e Uefa-s -. Nisa të studioj kur u tërhoqa e pasioni u rrit çdo ditë. Kam patur shumë mjeshtra të nivelit botëror, nga Lucescu tek Allegri duke kaluar nga Ancelotti e Conte e do të doja të merrja diçka nga të gjithë. Edhe Guardiola është një shembull, është për të gjithë, një model për tu ndjekur”.

Me siguri jeta si trajner është më stresuese: “Unë vetëm mund të drejtoj, lojtarët zbresin në fushë. Kur isha futbollist, vendosja unë se çfarë duhej bërë, duke krijuar disa dinamika dhe situata në fushë. Tani duhet ta bëj anash fushe”. Cilësia te Juventus nuk mungon, duke filluar me Cristiano Ronaldo : “Ai është një simbol i futbollit botëror dhe unë jam i lumtur që e kam, ai është një shembull për të gjithë sepse ka dëshirën e një djaloshi. Ai stërvitet me të njëjtin pasion çdo ditë, është kënaqësi ta shoh. Në skuadër, megjithatë, unë kam shumë lojtarë të mirë dhe të rinj, qëllimi është t’i bëj ata të rriten dhe të bëhen kampionë “.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë