Nga Gazeta Si – Rikthimi i jashtëzakonshëm i Max Verstappen-it në fund të sezonit mund të mos ketë qenë i mjaftueshëm për ta çuar atë drejt titullit të 5-të rradhazi Kampion Bote në Formula 1, por kjo nuk e ndaloi që të votohej si “Piloti i Vitit” për herë të 5-të rresht nga kolegët e tij.
Në edicionin e 8 të votimit, pilotët vlerësuan rivalët e tyre duke rendistur 10 pilotët më të mirë të vitit 2025.
Pikët u shpërndanë sipas sistemit aktual të pikëzimit në F1, ku piloti i renditur i pari në çdo listë merrte 25 pikë, deri në një pikë për pilotin e renditur në vendin e 10-të.
Këto pikë më pas u kombinuan për të krijuar renditjen e përgjithshme të 10 pilotëve më të mirë.
Verstappen realizoi një rikthim të jashtëzakonshëm në fazën përfundimtare të sezonit, duke fituar 6 nga 9 garat e fundit, për ta mbyllur kampionatin vetëm 2 pikë pas liderit Lando Norris, pasi kishte qenë 104 pikë larg tij pas “Çmimit të Madh” të Holandës në Gusht.
Norris, i cili fitoi titullin e tij të parë Kampion Bote në Formula 1 pasi përballoi Verstappen dhe shokun e skuadrës, Oscar Piastri, u rendit i 2-ti në për të dytin vit rradhazi.
George Russell kompletoi podiumin, duke u ngjitur një vend krahasuar me vitin e kaluar, pas një sezoni të shkëlqyer me Mercedes ku mori dy fitore dhe u ngjit 7 herë në podium.
Piastri ishte favorit i madh për titullin dhe në një moment kryesonte kampionatin me 34 pikë, por një rënie forme në vjeshtë e nxori jashtë garës për titull.
Ai u rendit i 4, një vend më lart se vitin e kaluar. Ferrari pati një sezon të vështirë dhe e mbylli vitin në vendin e 4 në Kampionatin e Konstruktorëve, 2 vende më poshtë se një vit më parë, kur garoi për titull deri në garën e fundit.

Charles Leclerc shfrytëzoi maksimalisht makinën që kishte në vitin 2025, duke siguruar 7-të podiume, por ai bie 2 vende në renditje, në vendin e 5-të.
Carlos Sainz u rikthye pas një fillimi të vështirë te Williams me një gjysmë të dytë sezoni sensacionale, që i solli jo 1 por 2 podiume.
Këto paraqitje i siguruan vendin e 6-të në renditjen tonë, i njëjti pozicion që kishte edhe vitin e kaluar kur garonte për Ferrari-n.
Fernando Alonso u rendit i 7-ti, duke u ngjitur 2 vende. Dy herë kampioni i Botës u fut në 10-shen e parë të renditjes falë disa paraqitjeve të jashtëzakonshme me Aston Martin, i cili përfundoi i 7-ti në kampionat.
Tre hyrje të reja plotësuan 10-shen e parë. Sezoni më i mirë i karrierës për Alex Albon me Williams që u rendit i 8 në kampionat, u shpërblye me të njëjtin pozicion edhe në renditjen tonë.
Debutuesit Ollie Bearman dhe Isack Hadjar u votuan përkatësisht në vendin e 9-të dhe të 10-të nga rivalët e tyre, pas sezoneve mbresëlënëse.
Bearman pati një seri të shkëlqyer prej 5 garash me pikë, që përfshinte edhe një vend të 4 në Meksikë, ndërsa Hadjar siguroi podiumin e tij të parë në Zandvoort.
Pas një sezoni debutues të vështirë te Ferrari. 7-të herë Kampioni i Botës, Lewis Hamilton, nuk arriti të përfshihej në 10-shen e parë për herë të parë që nga nisja e këtij klasifikimi.
Pilotët që pranuan të merrnin pjesë në votim (sipas rendit alfabetik) ishin: Alex Albon, Fernando Alonso, Kimi Antonelli, Ollie Bearman, Gabriel Bortoleto, Franco Colapinto, Pierre Gasly, Isack Hadjar, Liam Lawson, Charles Leclerc, Lando Norris, Esteban Ocon, Oscar Piastri, George Russell, Carlos Sainz dhe Max Verstappen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



