Bota

Piloti dezertor rus gjendet i vrarë në Spanjë, para 6 muajsh zbriti me helikopter në Ukrainë

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është gjetur i vrarë pranë Alicante-s, Spanjë dhe dyshohet se mund të jetë Maxim Kuzminov, piloti rus i helikopterit që arriti të dezertojë në gusht 2023 duke ulur mjetin e tij në territorin ukrainas.

Lajmi i raportuar fillimisht nga disa media spanjolle, u konfirmua nga “Gur”, shërbimi inteligjent i Kievit.

Nuk është bërë ende e mundur të përcaktohet motivi i krimit, por është e qartë, pak orë pas vdekjes së Navalnit në burg, kjo vrasje tjetër ngre pikëpyetje dhe mistere.

Trupi i tij u gjet në 14 shkurt përgjatë rrugës së një garazhi në Villajoyosa, një qytet pranë Alicante-s.

Ushtaraku ishte qëlluar me të paktën katër të shtëna. Lajmi është dhënë nga media spanjolle pa specifikuar megjithatë identitetin e viktimës (u fol vetëm për një shtetas me origjinë ukrainase); më pas “Kyiv Post” dhe më pas “007-at ukrainas” zbuluan se ishte piloti i helikopterit rus që dezertoi.

Dezertimi i pilotit ndodhi pas një operacioni të pamatur dhe të guximshëm të inteligjencës.

Gjashtë muaj negociata “nën radar” kishin qenë të nevojshme përpara se të realizohej një gjë e tillë: para asaj dite, familja e Kuzminov kishte arritur të kalonte në Ukrainë. Pastaj në gusht të vitit të kaluar fluturimi vendimtar më 9 gusht 2023.

Kuzminov ishte nisur nga një bazë ruse në kufirin me Ukrainën nën kontrollin e një helikopteri me dy motorë me dy shokë të tjerë të ekuipazhit, të cilët nuk kishin dijeni për destinacionin e atij udhëtimi.

Rruga përdorej zyrtarisht për transportin e pjesëve rezervë për avionët ushtarakë, por piloti kishte devijuar papritur rrugën dhe kishte hyrë në territorin ukrainas.

Në një intervistë të dhënë disa ditë më vonë, dezertori tha se kishte fluturuar afër tokës për t’i shpëtuar radarit, por megjithatë, ai ishte goditur nga breshëritë e rusëve (kishte pësuar edhe një plagë në këmbë) Pasi zbarkuan përtej kufirit, dy ushtarët e tjerë nuk e kishin ndjekur Kuzminovin, por kishin tentuar të ktheheshin në Rusi. Ata më pas u vranë nga patrullat ukrainase.

Në këmbim të dezertimit, Kuzminov kishte marrë shpërblime dhe garanci të bollshme (madje flitej për 500.000 dollarë), por pothuajse menjëherë kishte zgjedhur të mos jetonte në vendin që e kishte ndihmuar të arratisej, duke preferuar Spanjën si një vend për të filluar një jetë të re.

Këtu përfundojnë siguritë për fatin e ushtarit të arratisur. Për momentin, askush nuk thotë nëse ai u vra nga një “komando” e punësuar nga Moska apo nëse vrasja dyshohet për një hakmarrje që u zhvillua në një raund të ri marrëdhëniesh që piloti kishte rindërtuar në Spanjë.

Disa faqe spanjolle raportojnë dëshmi nga fqinjët e Kuzminovit, sipas të cilëve piloti abuzonte me alkool dhe drogë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë