Hyrja e vitit 2025 do të thotë që koha fluturon drejt startit të sezonit të ri në F1 dhe skuadrat bashkë me pilotët nuk kanë shumë kohë për tu bërë gati. Por nuk janë vetëm 20 pilotët që do të zbresin në pistë cdo ditë të garave duke filluar nga “Australian Grand Prix”. Janë edhe pilotët rezervë që duhet të jenë të gatshëm në rast se ju kërkohet shërbimi i tyre për skuadrën. Ata janë pilotë që ngjiten në makinë nëse një koleg titullar është i sëmurë apo i dëmtuar. Një shembull ilustrues ishte ai i Ferrari-t që kërkoi Ollie Bearman në “2024 Saudi Arabian Grand Prix” kur Carlos Sainz u ndje keq dhe përfundoi në spital duke hequr apandesitin. Kjo do të thotë se piloti rezervë duhet të jetë i pranishëm në pjesën më të madhe të sezonit në mos gjatë tërë garave në “paddock”. Por roli i tij përfshin edhe testimet në simulator, konsultimet me grupin e inxhinierëve dhe testimet në pistë.
Dy muaj nga fillimi i sezonit, Mclaren, Ferrari, Red Bull, Haas, Racing Bulls, Williams dhe Kick Sauber ende nuk kanë zyrtarizuar pilotët rezervë, të cilët janë tashmë në 3 skuadrat e mëposhtme:
Mercedes
Valtteri Bottas
Aston Martin
Felipe Drugovich
Stoffel Vandoorne
Alpine
Franco Colapinto
Ryo Hirakawa
Paul Aron
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.