Motosport

Pilotët që munguan në ‘Darkën e Fundit’

Nga Gazeta Si – Para finales së sezonit në Abu Dhabi, fundjavën që lame pas, pilotët e Formula 1 vazhduan traditën vjetore të mbledhjes për darkë para garës së fundit të kampionatit.

Traditë që prej vitit 2022, kur u organizua për herë të parë – dhe u pagua – nga Lewis Hamilton për të celebruar largimin nga Formula 1 të Sebastian Vettel.

Tashmë darka është kthyer një mënyrë që pilotët të mblidhen së bashku dhe të festojnë gjithçka kanë arritur gjatë 9 muajve të fundit.

Ishte 7 herë kampioni i Botës ai që publikoi fotografinë e grupit për vitin 2025.

Megjithatë, jo të gjithë pilotët që garuan të dielën ishin të pranishëm. Nico Hülkenberg, Lance Stroll dhe Fernando Alonso nuk u panë në fotografinë zyrtare të ndarë në rrjetet sociale.

Stroll dhe Alonso (Aston Martin) nuk ishin të pranishëm as në darkën e vitit 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë