Një sërë pilotësh kanë bërë rrugën që Toprak Razgatlioglu do të përshkojë në vitin 2026. Toprak “El Turco” Razgatlioglu që aktualisht garon me “ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team” do të trasferohet nga “MOTUL FIM Superbike World Championship” në “MotoGP” për sezonin e ardhshëm. Kjo pas kontratës që nënshkroi me “Yamaha-Pramac Racing”. Ai u bë piloti i parë në 16 vitet e fundit që e bën një rrugëtim të tillë, por ai nuk është piloti i parë në histori që ndryshon “paddock” dhe shkon në MotoGP. Madje disa prej tyre kanë qënë të suksesshëm në të dy kategoritë, fillimisht në WorldSBK dhe më pas në MotoGP.

Për më shumë, këta janë paraardhësit e pilotit turk që këmbyen WorldSBK për MotoGP:
-Noriyuki Haga në vitin 2001
-Troy Baylis në vitin 2003
-Colin Edwards në vitin 2003
-Neil Hodgson në vitin 2004
-Ruben Xaus në vitin 2004
-Chris Vermeulen në vitin 2006
-Carl Crutchlow në vitin 2010
-Ben Spies në vitin 2010

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.