Konfirmohet situata me humbje të jashtëzakonshme për kasat e Barcelonës. Klubi katalanas ka dalë me një bilanc prej 765 milionë eurosh për sezonin 2021-2022, nga 791 që ishin parashikuar. Për sezonin 2020/2021 humbjet e këtij klubi kanë qenë 481 milionë euro, ndërkohë që më shqetësuese është situata e debitit, që shkon në 1.35 miliard euro.
Të ardhurat më të pakta nga sa ishin parashikuar shpjegohen me faktin se klubi priste një rikthim të publikut në stadium dhjetorin e kaluar, por kjo gjë nuk ndodhi. Më 6 tetor do të publikohen rezultatet e auditit të kërkuar nga “Cda” për të përcaktuar qartë gjendjen financiare të shoqërisë, ndërsa fundjavën e 16-17 tetorit është parashikuar një takim me të gjithë mbështetësit-aksionerë.

Për të ndalur humbjet, klubi katalanas është detyruar të bëjë një rishikim dhe reduktim të pagave. Po për këtë arsye ra poshtë rinovimi me Lionel Mesin dhe u zgjodh rruga e ndarjes me sulmuesin francez, Antuan Grizman.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




