Nga sonte, në kinematë e Tiranës do të shfaqet filmi “Pikë uji”. Ky është filmi i ri i regjisorit Robert Budina, me producente Sabina Kodrën, prodhuar nga Erafilm Productions.
Filmi “Pikë uji” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MIBAC, QKK Kosovë, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, Creative Europe Media, SEE.
Në qendër të historisë që rrëfen filmi, shkruar nga Robert Budina, Doruntina Basha e Ajola Daja, qëndron Aida. Ajo ka arritur majat e pushtetit në qytetin e saj. Para, influencë, karrierë, Aida i ka të gjitha.
Por çfarë ndodh kur një krim i papritur kërcënon të shkatërrojë gjithçka? Kur djali i saj Marku përfshihet në një akuzë të rëndë, bota e Aidës fillon të lëkundet. Sa larg do të shkojë Aida për të mbrojtur të birin? “Pikë uji” është një thriller emocionues që zbulon çmimin e vërtetë të pushtetit dhe dashurisë prindërore.
Në të interpretojnë aktorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe me gjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.