Politikania e Kosovës,Vlora Çitaku, ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi teksa mban në krahë një fëmijë. Nuk është i saji, por ajo ndan me ndjekësit dhe miqtë e saj marrëdhënien e ngushtëme nipin dhe dimensionin e saj si teze. “Shpesh herë edhe kam qenë ebezdisshme. E bezdisshme për ju që ju kam miq virtualë, po edhe për ata më tëcilët shihem shpesh. Ua kam lodhë krytë për Arbërin. Besa, krytë ia kam lodhëedhe motrës, nanës së Arbërit “ thirrëm, FaceTime, Viber, foto, video””,shkruan Çitaku, e cila përpara karrierës si politike ka punuar si gazetare dhe përkthyesepër disa medie të huaja, gjatë Luftës së Kosovës.

“Unë nuk jam nanë. Po mua Arbëri ma ka ndryshu’ jetën. Ma ka pasuru’ jetën. Mi ka ndryshu’ dhe përmirësu’ prioritetet. Për shkak të Arbërit, unë jam njeri më i mirë”, shkruan ajo ndërsa i uron ditëlindjen nipit, duke e quajtur “Gëzimi im i parë” dhe i kërkon ndjesë që nuk ka qenë e pranishme në festimet e ditëlindjes së të voglit. “Të dua sa ma nuk ka.”

Tezja e Arbrit, ose politikania Vlora Çitaku e cila ka qenë ministre e Integrimit Europian nga viti 2011 deri më 2014-ën, si edhe ka qenë anëtare e Parlamentit të Kosovës në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,, aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ambasadore e shtetit të Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




