Shqiptarët janë konsumues jo të paktë të pijeve alkoolike dhe numri më i madh i atyre që konsumojnë alkool i përkasin moshës nga 25-34 vjeç. Kjo është ajo çfarë vërehet në dokumentin politik të strategjisë për parandalimin dhe zvogëlimin e dëmeve të lidhura me alkoolin në Shqipëri.
Në studim u konstatua se grup-mosha 15-64 vjeç përbënte 69.8% të atyre që konsumojnë alkool, grup-mosha 15-34 vjeç përbënte 68.7%, ndërsa përqindjen më të madhe, 76.8%, e përbënte grup-mosha 25-34 vjeç.
Më tej studimi raporton se varësisht rezidencës, prevalenca e përdorimit të alkoolit gjatë jetës, në zonat urbane është 73.5%, dhe në ato rurale 65.8%, ndërsa prevalence vitin e fundit është përkatësisht 64.4% dhe 57.9%.
Birra, pija e preferuar e adoleshentëve
Lidhur me konsumin e pijeve alkoolike te adoleshentët studimi nënvizon se në një masë të konsiderueshme diçka e tillë fillon që në moshën 11 vjeçare. Përsa i përket llojit të pijes alkoolike të konsumuar nga nxënësit e grup-moshës 11-15 vjeç rezulton se pjesa më e madhe e tyre (5.3 %) konsumojnë birrë, 4.5 % verë dhe 2.4 % konsumon superalkoolikë.
Varësia nga alkooli në Shqipëri përllogaritet të jetë në nivelin rreth 3.4 për qind, ku konsumuesit më të mëdhenj janë meshkujt.
Alkooli dhe përdorimi i dëmshëm i tij shpesh është shkaktar për probleme sociale dhe ato shëndetësore, ndërkohë që llogaritet se shqiptarët konsumojnë rreth 7 litra për person.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje