Piloti i McLaren, Oscar Piastri vendosi “pole position” në “Emilia-Romagna Grand Prix” në përfundim të një sesioni dramatic mbushur me incidente në Imola. Ai bëri më mirë dhe la pas rivalët e Red Bull, Max Verstappen dhe Mercedes, George Russell. Verstappen kryesoi startin e sesionit të 3 por Piastri përmbysi gjithçka në xhiron e fundit përpara flamurit të shahut.

Provë force në 1’14”670 që e vendosi kryesuesin e klasifikimit të përgjithshëm, 3 të qindat përpara kampionit holandez. Russell u rendit i treti pas zgjedhjes së gomave të mesme në vend të atyre të butave në xhiron e fundit. Lando Norris u mjaftua me vendin e 4 përpara Aston Martin dhe Fernando Alonso-s. Spanjolli Carlos Sainz dhe tajlandezi Alex Albon impresionuan në bordin e Williams me vendet 6 dhe 7 respektivisht.

Me goma të mesme, Lance Stroll u ndoq nga debutuesi i Racing Bulls, Isack Hadjar dhe piloti i Alpine, Pierre Gasly plotësuan 10 pozicionet e para. Ferrari kaloi një sesion ankthi në shtëpi kur Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton u ankuan për probleme me frenat. Të dy u eleminuan në sesionin e 3 kualifikues dhe do të nisen nga vendet 11 dhe 12. Tjetër zhgënjim nga heroi vendas, Kimi Antonelli që nuk përsëriti provën e Russell dhe do të niset nga vendi i 13.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.