Rrugët e shpejta në Jeddah rezervuan një garë thriller në “Saudi Arabian Grand Prix” duke gjeneruar statistika të shumta dhe intersante në fund të saj…
• Pas fitores në bordin e McLaren, Oscar Piastri u bë australiani i parë që kryeson klasifikimin e përgjithshëm pas Mark Webber në përfundim të “2010 Japanese Grand Prix”.
• Piastri ka mbajtur vendet 4, 3, 2 dhe 1 në klasifikim pas 4 garave të këtij sezoni.
• Piastri është i pari pilot që fiton një garë duke u nisur më poshtë se “pole position” në 2025.
• McLaren nuk ishte ngjitur asnjëherë në podium në “Saudi Arabian Grand Prix”.

• Këtë vit McLaren u ngjit në podium në Jeddah në Formula 1, Formula E dhe “F1 ACADEMY”.
• Në vendin e 2 me Red Bull, Max Verstappen nuk është renditur asnjëherë më poshtë në Arabinë Saudite.
• Red Bull u mund në Arabinë Saudite për të parën herë nga viti 2021.
• Charles Leclerc në vendin e 3, e ngjiti Ferrari-n në të parin podium këtë vit.
• Leclerc arriti të njëjtin rezultat rradhazi në “Saudi Arabian Grands Prix”.
• Lando Norris (i 4) mbylli të parën garë jashtë podiumit këtë sezon.
• Për të parën herë në Jeddah, Norris u rendit në top6.
• George Russell dhe Mercedes (në vendin e 5) kanë mbyllur çdo garë të këtij kampionati në top5.

• Kimi Antonelli që u rendit i 6 bëri që Mercedes ti çojë të dy pilotët në zonën e pikëve për të 4 herë në 5 garat e këtij sezoni.
• Lewis Hamilton në vendin e 7 me Ferrari, konfirmoi se asnjëherë nuk ka qënë jashtë top8 në “Saudi
Arabian Grand Prix”.
• Me vendin e 8, Carlos Sainz bëri paraqitjen më të mirë nga dita e parë te Williams.
• Me Alex Albon në vendin e 9, Williams mori pikë me të dy pilotët për të dytën herë këtë sezon.
• Albon është renditur në zonën e pikëve në 4 nga 5 garat e sezonit dhe për të parën herë në Arabi në Saudite.

• Williams tani është në vendin e 5 në Klasifikimin e Konstruktorëve.
• Isack Hadjar (i 10) mori pikët e para për Racing Bulls në Jeddah prej vitit 2022.
• Hadjar u rendit në zonën e pikëve për të dytën herë në 3 garat e fundit.
• Vendi i 11 për Aston Martin dhe Fernando Alonso-n ishte përsëritja e rezultatit më të mirë të sezonit.
• Liam Lawson bëri të njëjtën gjë në vendin e 12 për Racing Bulls.
• Oliver Bearman në vendin e 13 dhe Esteban Ocon në të 14 bënë që Haas të mos merrte pikë për të parën herë nga starti në “Australian Grand Prix”.
• Si rezultat, Haas zbriti pas Williams (në vendin e 6) në Klasifikimin e Konstruktorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.