Të gjithë sytë te George Russell nesër. Nëse ai nuk e parakalon Piastri-n në start, McLaren mund të “zhduket” nga sytë e rivalëve. Por Russell dhe Leclerc kanë shpejtësinë e nevojshme për të mos e lejuar. Antonelli po nuhat podin e parë ndërsa Gasly do të provojë të rezistojë në zonën e pikëve. Norris do të bëjë gjithçka mundet për të rekuperuar në mënyrë që të mos humbasë kryesimin e pilotëve.

Ndërsa Verstappen shpreson që frenat të paraqiten më mirë në mënyrë që të mos largohet pa pikë nga Bahrain. Më pas është Hamilton që shpreson shumë në përmirësimet që ka bërë Ferrari. Edhe Sainz do të tentojë të përfundojë brenda top10 për të parën herë. Tsunoda lutet gjithashtu për pikët e para te Red Bull. Ka shumë arësye për të mos e humbur garën e nesërme në Bahrein.

Norris, Piastri dhe Verstappen kanë fituar 1 garë deri tani dhe e diela është mundësi e mirë Piastri të përsërisë suksesin e arritur në Kinë që do ta vendoste në rradhën e pretendentëve për titull. Aktualisht ai ka 13 pikë më pak se Norris pas 3 garave… Në sesionin e parë u eliminuan Albon, Lawson, Bortoleto, Stroll dhe Bearman. Në të dytin Doohan, Hadjar, Hulkenberg, Alonso dhe Ocon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.