Motosport

Piastri fitoi ‘Sprint-in’ dhe u afrua me Norris në klasifikim

Nga Gazeta Si – Oscar Piastri vazhdoi “momentumin” e tij nga “Provat Sprint” duke arritur një fitore të rëndësishme ndaj George Russell dhe Lando Norris.

Piloti i McLaren mposhti bindshëm rivalët britanikë në garën prej 19 xhirosh.

Piastri u nis saktë nga “pole position” dhe nuk pati shumë kërcënime, nëse nuk do të ishte rënia e performancës së gomave në xhirot e fundit.

Pas tij, Mercedes kontrolloi Norris duke ruajtur vendin e dytë.

Pretendenti i tretë për titull, Max Verstappen, arriti të ngjitej nga vendi i 6 në të 4.

Ndërkohë, Kimi Antonelli fillimisht e mbylli në vendin e 5 pas penalizimit të Yuki Tsunoda-s për tejkalim të kufijve të pistës.

Por edhe italiani mori një penalitet prej 5 sekondash pas finishit, duke e zbritur debutuesin e Mercedes në vendin e 6 pas japonezit.

Fernando Alonso dhe Carlos Sainz plotësuan zonën e pikëve në një garë “Sprint” të diktuar nga menaxhimi i gomave dhe qëndrimi brenda pistës.

Ferrari pati një tjetër garë të mjerueshme. Charles Leclerc ra nga vendi i 9 në start për të përfunduar i 13-ti, pas dy daljeve jashtë pistës, ndërsa Lewis Hamilton e mbylli garën në vendin e 17-të pasi u nis nga “pit lane”.

  • Gara për titull Botëror
    1. Lando Norris 396 pikë
    2. Oscar Piastri 374
    3. Max Verstappen 371

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë