Australiani Oscar Piastri fitoi garën e 3 të sezonit në “Saudi Arabian Grand Prix” dhe merr kreun e klasifikimit të pilotëve. Drama ishte e pranishme që në startin e garës në “Jeddah Corniche Circuit” mes Verstappen dhe Piastri-t në kthesën e parë. Mgjs ishte në krye të garës, holandezi mori një penallti prej 5” që e zbriti pas rivalit të McLaren në daljen nga pit stop-i.

I nisur nga vendi i 10, Lando Norris arriti të kryesonte disa xhiro por sërish ishte i pafuqishëm ti rezistonte Piastri-t që krijoi dhe menaxhoi një diferencë prej 2.8” nga rivali i Red Bull, Max Verstappen dhe monegasku i Ferrari-t, Charles Leclerc që u ngjit për të parën herë në podium. Norris e mbylli garën në vendin e 4 përpara binomit të Mercedes, George Russell dhe Kimi Antonelli.

Lewis Hamilton shtoi disa pikë të tjera për Ferrari-n në vendin e 7. Një tjetër skuadër që i dërgoi pilotët në zonën e pikëve ishte Williams, Carlos Sainz në të 8 (rezultati më i mirë) ndërsa Alex Albon e ndoqi në të 9 duke lënë pas Racing Bull dhe Isack Hadjar. Fernando Alonso mungoi sërish në zonën e pikëve duke u renditur i 11 dhe spanjolli Aston Martin duhet të presë ende për pikët e para në 2025.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.