Një dozë e tretë Pfizer për Covid-19 rriti antitrupat kundër Omicron me 36 herë tek fëmijët 5 deri në 11 vjeç, thanë kompanitë në një njoftim për shtyp të enjten.
Kompanitë planifikojnë të kërkojnë autorizim përdorimi emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së për një dozë përforcuese për këtë grupmoshë.
Të dhënat e reja vijnë nga një studim i vogël me 140 fëmijë të moshave 5 deri në 11 vjeç, të cilëve iu dha një dozë e tretë 10 mikrograme e vaksinës Pfizer Covid-19, gjashtë muaj pas dozës së dytë.
Studiuesit analizuan nivelet e antitrupave në serum – pjesa e pastër e gjakut – nga një nëngrup prej 30 fëmijëve në këtë grup një muaj pas injektimit të tretë dhe zbuluan se, antitrupat kundër variantit Omicron ishin 36 herë më të larta se sa kishin qenë pas dozës së dytë e vaksinës.
Në një analizë nga 140 fëmijë pa prova të infeksionit të mëparshëm Covid-19, nivelet e antitrupave kundër llojit origjinal të virusit SARS-CoV-2, ishin gjashtë herë më të larta një muaj pas një doze përforcuese sesa një muaj pas dozës së dytë të vaksinës.
Kompanitë thanë se nuk kishte probleme sigurie të lidhura me një dozë përforcuese të vaksinës në këto grupe të vogla fëmijësh.
Studimet nga Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit të Nju Jorkut dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuluan se, efektiviteti i vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 5-12 vjeç ra ndjeshëm gjatë rritjes së Omicron, duke rënë nga 68%. Megjithatë, dy doza të vaksinës vazhduan të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve më të rënda që rezultojnë me shtrime në spital.
Seria primare prej dy dozash u autorizua nga FDA, për përdorim urgjent në këtë grupmoshë në tetor. Dozat përforcuese të vaksinës Covid-19 të Pfizer janë tashmë të autorizuara për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart.
Burimi: CNN/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje