Gazeta Si – Për shkak të situatës së përkeqësuar të motit orët e fundit, ka pasur probleme edhe në lundrimin detar në Durrës dhe Vlorë.
Autoritetet Portuale në Durrës, njoftuan se për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë, është pezulluar lundrimi drejt Portit të Barit në Itali dhe anasjelltas.
Ndërkohë, vijon normalisht lëvizja me linjën e Ankonës, ndërsa transporti pritet t’i kthehet normalitetit pas përmirësimit të kushteve të motit.
Ndërkohë, edhe Kapiteneria Vlorë ka njoftuar pezullimin e lundrimit në det për shkak të situatës së motit të keq në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 16-17 mars 2023.
Kapiteneria bën me dije se pezullimi fillon më 15 mars në ora 22:00 për shkak se do të ketë erë deri në 15 m/s dhe dallgë deri në 2 m lartësi.
“Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do te pezullohen deri ne përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 Mars 2023 ora 06:00”, – thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




