Ka ndodhur

Pezullohen nga detyra 3 policë të Portit të Vlorës të akuzuar për ryshfet

Gazeta Si – Denoncimi në media i ryshfetit dhe korrupsionit u ka kushtuar jo pak punonjësve të policisë të Portit të Vlorës.

Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit ka pezulluar nga detyra 3 punonjës policie, të cilët merrnin ryshfet për të lejuar në mënyrë të paligjshme qytetarët të udhëtonin drejt Italisë.

Të pezulluarit janë punonjës të Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Vlorës; konkretisht përgjegjësi i turnit nënkomisar Xh.Q., inspesktor P.H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G.Z., me detyrë trup shërbimi.

Ndaj tre punonjësve të policisë, si dhe ndaj shefit të Stacionit të PKK Port Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e  thelluar disiplinor, ndërsa nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimi penal.

Emisioni investigativ “Stop”, denoncoi përmes kamerave të fshehta se për të shkuar drejt Brindizit në Itali nga Porti i Vlorës, duhen të paguar nën dorë plot 170 euro tek sekseri dhe policët kufitarë, përveç biletës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë