Drejtësia

Pezullohen 3 zyrtarë të IMT-së, nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm

Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka pezulluar nga detyra dy inspektorë dhe përgjegjësin e tyre në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), pasi dyshohet se nuk kanë denoncuar një ndërtim pa leje në zonën e Selitës.

Sipas Prokurorisë, zyrtarët E.M., Sh.G. dhe V.Sh. akuzohen për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, pasi gjatë një kontrolli nuk kanë konstatuar dhe raportuar ndërtimin e paligjshëm, i cili ka nisur në vitin 2021 dhe ka përfunduar në prill 2025.

Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “pezullim nga ushtrimi i detyrës”, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë