Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre.
Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese do të mblidhet më 12 dhjetor 2025.
GJK ka arsyetuar se kjo do të ndodhë për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese dhe agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.
Kujtojmë se seanca ishte planifikuar të mbahej këtë të enjte më 4 dhjetor, për të diskutuar mbi kërkesën e qeverisë dhe nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



