Lojtari suedez dhe prodhuesi i videove PewDiePie ka humbur kurorën e tij si ylli i YouTube me më shumë abonentë. Ai tani është në vendin e dytë, pas kanalit indian T-Series.
T-Series mban të drejtën e filmave Bollywood dhe videot muzikore, ndërsa PewDiePie publikon komentet dhe skicat e video lojërave. PewDiePie, emri i vërtetë Felix Kjellberg, kishte luftuar me T-Series për të mbajtur vendin e parë për disa muaj. Të dielën, ai ka postuar një video që përgëzon rivalin e tij.
Ai shfaqet duke kënduar një këngë që i referohet humbjes së tij. Të hënën, T-Series ishte rreth 15.500 abonentë përpara PewDiePie, i cili ka më shumë se 92 milionë abonentë.
Në muajt e fundit, mbështetësit e PewDiePie kishin kryer disa përpjekje promovuese në emër të tij. Këto përfshinin edhe shokët e YouTuber Jimmy “MrBeast” Donaldson dhe miqtë që mbanin bluza PewDiePie në Super Bowl të SHBA.
Numri i abonentëve të PewDiePie u rrit kur shefi i Teslas, Elon Musk bashkëorganizoi një edicion të shfaqjes së tij të Meme Review së bashku me Justin Roiland, bashkë-krijues i serive të filmave Ricky dhe Morty. Pronari i T-Series, Bhushan Kumar tha për BBC News se ai nuk e shihte kanalin e tij si të konkurruar me Z. Kjellberg.
“Unë nuk jam i shqetësuar në lidhje me këtë garë. Nuk e di pse PewDiePie po e merr këtë aq seriozisht,” i tha ai korrespondentit të Indisë Soutiq Biswas. “Nuk u kam thënë artistëve të mi që të vendosin mesazhe mbështetëse për të nxitur ndjekësit tanë në kanalin tonë. Ne nuk jemi në atë lojë”.
T-Series filloi nga babai i Kumar si një kompani prodhimi në vitin 1983. Kompania regjistroi muzikë devocionale dhe e vuri videon e saj të parë në YouTube në vitin 2011.
Kjellberg lançoi PeWDiePie tetë vjet më parë dhe vazhdoi të bëhej YouTuber më i paguar në botë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.