Politike

Petro Koçi për prokurimet: Ai që i ka duart më të gjata merr pjesën më të madhe

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi tha të enjten në Kuvend se do të miratojë pr/ligjin për prokurimet, por nuk  kurseu as kritikat.

 “Ne duhet të pranojmë që në shoqërinë shqiptare financat publike nuk konsiderohen të shenjta, i mendojnë si ajo torta e 100 vjetorit të pavarësisë në Tiranë, ku ai që i ka duart më të gjata dhe gojën më të madhe merr pjesën më të madhe.  Në përgjithësi prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzëne me pisllëkun.

Si ka mundësi që kur një kompani fiton një prokurim dhe pastaj ia kalon një nën kontraktoi tjetër me një çmim më të ulët. Edhe kjo duhet parë në ligjin e ri.

Tjetër që ndodh është që kriteret e prokurimeve paracaktojnë fituesin, Këtë ligji duhet ta shikojë me rreptësi.

Një çështje tjetër është ajo incidenca e faktit që në një institucion të caktuar pak a shumë ndodh që të njëjtat subjekte marrin prokurimet publike”, tha ndër të tjera Petro Koçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë