Kosova

Petkoviç: Serbët në veri po dëbohen nga shtëpitë e tyre. Kurti po bën spastrim etnik

Nga Gazeta ‘Si’ - Drejtori i Zyrës për Qeverinë e Serbisë në Kosovë, Petar Petkoviç, tha sot se "kryeministri i Kosovës Albin Kurti po bën gjithçka për të vazhduar politikën e spastrimit etnik dhe dëbimit të popullit serb".

Duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në veri, Petkoviç deklaroi se kjo nënkupton që serbët po dëbohen nga banesat e tyre.

“Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon ndaj politikës së Kurtit, i cili sipas tij po përpiqet të spastrojë dhe dëbojë etnikisht serbët nga Kosova”, deklaroi ai për Radio Televizionin e Serbisë.

“Në fillim të këtij muaji, ajo e ashtuquajtur agjenci u dërgoi njoftime në adresa të shumta serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë, pronarëve të apartamenteve që kanë blerë apartamente nga Trepça dhe ndërmarrjet tjera sociale 25-30 vjet më parë, me kërkesë për shpërngulje, me afat deri në fund të qershorit dhe nëse nuk largohen, ata do të dëbohen me forcë nga banesat e tyre”, tha Petkoviç.

Qeveria e Kosovës mori vendimin për shpronësimin e tokave në Leposaviç dhe Zubin Potok - komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës - i cili përjashton disa parcela private, por vetëm të atyre qytetarëve që e kanë fituar procesin në gjykatë.

Ky vendim është kritikuar nga gjashtë vendet e QUINT-it dhe OSBE-ja të cilat deklaruan se sipas tyre, qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. // Tanjug


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë