Kosova

Petkoviç akuzon Bislimin: Bën sikur i di të gjitha! Sa të jetë Vuçiç president, Serbia nuk do e njohë kurrë Kosovën

Nga Gazeta ‘Si’-Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviç, në një intervistë për TV pink ka folur për negociatat e Brukselit.

Petkoviç deklaroi se kreu i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, gjithmonë paraqitet i vetëm në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe sipas tij “ai bën sikur i di të gjitha”.

Petkoviç tha se Republika e Kosovës është e interesuar vetëm për njohjen nga ana e Serbisë, megjithatë sipas tij sa të jetë Vuçiç president, diçka e tillë s’do të ndodhë kurrë.

“Negociatori i tyre vjen pothuajse gjithmonë i vetëm dhe paraqitet si një shumëfunksional që mendon se di gjithçka, por në të vërtetë e vetmja gjë që bën është sabotimi i dialogut. Prishtina nuk dëshiron asnjë lloj normalizimi të marrëdhënieve; e vetmja gjë që i intereson regjimit të Kurtit është njohja nga ana e Beogradit, por kjo nuk do të ndodhë kurrë, për sa kohë që Serbinë e udhëheq presidenti Aleksandar Vuçiç”, ka thënë Petkoviç në një intervistë të publikuar në faqen e internetit të TV Pink.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë