Gazeta Si - Një 50-vjeçar, punonjës i firmës së pastrimit të portit të Durrësit, ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne në vendin e punës.
Ngjarja ka ndodhur në terminalin e pasagjerëve të portit detar, aty ku ai punonte. Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe ka rënë mbi një ngrohëse elektrike. Për pasojë ai ka pësuar dhe djegie në pjesën e përparme te trupit nga rënia mbi ngrohësen elektrike.
Ai është gjetur nga kolegët, që kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen. Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë që po kryejnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore që do të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.