Ngjarje

Pësoi arrest kardiak kur u fut në det, vdes italiani në Lezhë

Nga Gazeta 'SI' - Një turist italian ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Ishull Lezhë.

Dyshohet se 66-vjeçari nga Milano ka pësuar një arrest kardiak në momentin kur është futur në det dhe ka mundur t’i mbijetojë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë