Ka ndodhur

Pësoi arrest kardiak gjatë drejtimit të makinës, përplaset me dy mjete! Ndërron jetë 58-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Një 58-vjeçar ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte makinën. Ai ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy mjete të tjera të parkuara.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara”, njofton policia.

T. Z, është transportuar në spital por ka humbur jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë