Në vitin 2020, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 16.892 tonë nga 15.011 tonë që ishte në vitin 2019, duke u rritur ndjeshëm me 12,5 %.
Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë, “Akuakultura” me 52,09 % dhe peshkimi “Detar” me 26,76 %, pasuar nga “Ujërat e brendshme” me 16,83 %, ndaj prodhimit gjithsej.
Kategoria ujore “Molusqe” ka pësuar rënie me 73,47 % në vitin 2020, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga kategoria “Peshkimi Detar” me 17,78 %.
Zëniet sipas specieve kryesore në vitin 2020, për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Karkaleci i thellësisë” me 20,7 % ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Merluc” me 15,1 % dhe “Sardele” me 7,7 %.
Përsa i përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Krap” ka përqindjen më të madhe të zënieve gjithsej, me 23,66 %, pasuar nga “Skorta” me 20,75 % dhe specia “Karas” me 17,93 %.
720 subjekte janë të licencuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit.
Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 69 subjekte më shumë se një vit më parë. Flota detare sipas porteve të peshkimit në vitin 2020, porti me numrin më të madh të anijeve të licencuara është porti i Durrësit, me 37,78 % të flotës së përgjithshme.
Porti i Vlorës ka 31,81 % të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 14,31 %. Portet e peshkimit me përqindjet më të vogla të subjekteve të licencuara për peshkim janë ato të, Lushnje-Fier me 2,22 % dhe Himarës me 1,25 %.
Një fokus të veçantë po i kushtohet ripopullimit të specieve si Koran, Krap dhe Ballgjerë i bardhë si një vëmendje e shtuar dhe ndihmesë për ruajtjen e biodiversitetit.
Në vitin 2020 u prodhuan dhe hodhën në liqenin e Ohrit 1,6 milion rasate të Koranit ose rreth 8 % më shumë se në vitin 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.