Ekonomi

Peshkimi artizanal, si mund të rigjenerohen burimet detare?

“Gjatë 20 ditëve të fundit nuk kemi kapur asnjë peshk të vetëm, ndërsa isha gjatë gjithë kohës në det. Nëse kjo vazhdon, e ardhmja jonë si peshkatarë rrezikohet seriozisht, ashtu si të gjithë njerëzit në varësi të peshkut të freskët.”

Kështu shprehen Spiro Baba dhe Nelson Ferruni, dy peshkatarë nga Vlora, ndërsa vërejnë se deti Adriatik është duke shkuar drejt shkretimit, përsa i përket burimeve peshkore.

Të pranishëm në një event të organizuar mbrëmjen e së enjtes në Lungomare në Vlorë nga WWF, organizata globale joqeveritare për ruajtjen e natyrës, event ku u theksua se ka nevojë për veprime të shpejta, “në mënyrë që burimet peshkore të rigjenerohen dhe të rikthehen balancat e ekosistemeve.”

WWF bën me dije se për këtë arsye po punon ngushtë me peshkatarët lokalë që peshkojnë në Gjirin e Vlorës, “për të ndryshuar zakonet e tyre të peshkimit, duke punuar në peshkim të qëndrueshëm dhe duke punuar me institucionet për të rregulluar peshkimin përsa i përket pasurisë së burimeve të qëndrueshme dhe të ardhurave të qëndrueshme për peshkatarët.”

“Ne jemi të lumtur të shohim që peshkatarët janë gati për të ndryshuar zakonet e tyre pasi janë dëshmitarë të ndryshimeve të vazhdueshme negative në det. Ata ishin të hapur për propozime të reja dhe ata janë gati të përfshihen në menaxhimin e burimeve. Mbaj mend takimin e parë që pata me këta njerëz të mrekullueshëm që po bashkëpunojnë me kënaqësi për të ardhmen e detit me burime të qëndrueshme, kur më thanë mallkimin e peshkut. I lumtur është ai që e ha peshkun, por mallkuar qoftë ai që e mori nga deti,”- vërejti Artenisa Peçulaj nga ËËF, ndërsa prezantoi punën e bërë në këtë drejtim me peshkatarët vendas, palët, publikun dhe turistët dhe vuri në dukje rezultatet kryesore nga puna dy-vjeçare me peshkatarët në Vlorë.

 “Duke pasur WWF duke punuar me ne dhe duke na ndihmuar të kuptojmë përfitimet e të gjithë komunitetit që punojnë së bashku për ruajtjen e detit na jep shpresë.”, shprehen peshkatarët.

Patrik Krstinic nga zyra kroate e WWF Adria shpjegoi rëndësinë e mbrojtjes së burimeve shqiptare në kontekstin e Mesdheut dhe ndau shembuj të praktikës së mirë në peshkimin në shkallë të vogël, që ata zhvilluan në zonat e mbrojtura kroate.

“Mesdheu është deti më i peshkuar në botë dhe pjesa shqiptare nuk bën përjashtim. Është pjesë e rëndësishme e Mesdheut dhe duhet rregulluar si e tillë. Edhe pse duket si utopi, ekziston një mënyrë për të ruajtur të ardhurat e peshkimit, duke pasur një bollëk të jetës detare.” Sipas Krstinic, shembujt nga Adriatiku Kroat mund të jenë një udhëzues.

“Për shembull, peshkimi turistik është një nga ato aktivitete që është provuar të jetë efektiv në Kroaci dhe që kanë potencial të madh në Shqipëri. Thjesht shikoni këtë vend që është plot me njerëz që dëshirojnë përvojë të mirëfilltë. Sigurisht, duke dëgjuar peshkatarët që thonë se nuk kanë parë një peshk për 20 ditët e fundit, mendoj se duhet të jemi të përgatitur të mbyllim disa zona për peshkimin, në mënyrë që t’u japim një shans peshqve. Stoku i peshkut ka nevojë për një strehë të sigurt në të cilën mund të shërohet dhe më pas të rigjenerojë zonën përreth.”

Sipas tij, shembulli i shkëlqyeshëm në Kroaci është zona Jabuka.

“Atje peshku po rikuperohet plotësisht pas pesë vitesh mbyllje. Në nivelin, ku peshkatarët jashtë zonave të ndaluara janë duke peshkuar sasitë që nuk kanë peshkuar kurrë në jetën e tyre! Mund të bëhet edhe në Shqipëri. Të gjithë e duan atë: peshkatarët, qeveria, komunitetet lokale, shkencëtarët. Pra, le ta bëjmë para se të jetë vonë!”

WWF po planifikon të vazhdojë aktivitetet e tyre në Shqipëri, duke mbështetur peshkimin në shkallë të vogël dhe duke punuar ngushtë me peshkatarët. Tashmë këtë javë ata po vizitojnë peshkatarët në Shkodër të cilët kanë zhvilluar grupe bashkë -menaxhuese, ashtu siç duan të bëjnë peshkatarët në Vlorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë