Në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 405 raste të reja nga 1.740 testime të kryera gjithsej. Viktimat janë një qytetar nga Durrësi 60 vjeç dhe katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç.
Janë 8036 pacientë aktivë me COVID 19 në të gjithë vendin. Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:
Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.
Të infektuarit janë këto bashki: 166 në Tiranë, nga 24 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 21 qytetarë në Elbasan, Berat, 15 në Fier, 14 në Kamëz, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Roskovec, Kurbin, nga 4 qytetarë në Krujë, Mat, Mallakastër, Dimal, nga 3 qytetarë në Këlcyrë, Përmet, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Belsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Pogradec, Memaliaj, Divjakë, Mirditë, Tropojë, Has, Kukës.
Statistika (21 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 405
Të shëruar në 24 orë 539
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1740
Testime totale 1,370,352
Raste pozitive 196,393
Raste të shëruara 185,317
Raste Aktive 8,036
Humbje jete 3,040
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4195
Fier 725
Gjirokastër 530
Berat 475
Shkodër 463
Durrës 415
Elbasan 365
Vlorë 314
Korçë 248
Lezhë 169
Dibër 73
Kukës 64
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.