Futboll

Pesë sulmues për Arsenalin

Mikel Arteta konfirmoi se londinezët e Arsenal po kërkojnë sulmues nga merkato pas dëmtimeve të gjata të Bukayo Saka dhe Gabriel Jesus. Merkato e Janarit ka qënë relativisht e qetë por pas fitores 2-1 ndaj Tottenham Hotspur në derbin e Londrës Veriore, “Gunners” kanë rigjetur sërish dëshirën por vuajnë përpara portës për konvertimin e rasteve të krijuara. Dëmtimet janë faktori kryesor pas mungesës së Saka (dëmtim muskular në kofshë) në rastin më të mirë deri në fund të Marsit dhe në rastin më të keq deri në fund të Prillit. Gjithashtu Gabriel Jesus do të qëndrojë jashtë më shumë se anglezi për këputjen e ligamentin kruciat të përparmë. 

Edhe talenti Ethan Nwaneri pësoi një dëmtim ndaj Brighton në fillim të muajit dhe Arsenal po përpiqet të sjellë në skuadër lojtarë të gatshëm. Një sulmues krahu që do ambjentohej menjëherë tani dhe më pas do të rriste konkurencën për Saka si dhe një Nr. 9 që do të sfidonte Kai Havertz që kritikohet vazhdimisht për konvertimin e dobët të rasteve që i paraqiten. Alexander Isak në fitoren e Newcastle në “Emirates” për ½ finalet e “Carabao Cup” demonstroi atë çka Arsenal dëshiron në sulm. Mgjs ka qënë një objektiv i “topçinjve” edhe më herët, Newcastle nuk duket gati të heqë dorë nga shërbimet e suedezit, ndaj Arsenal duhet të shohë për alternativa të tjera.

Hugo Ekitike (Eintracht Frankfurt, 22 vjeç) 
Francezi mund të ishte transferuar te Newcastle por në Bundesliga te Eintracht Frankfurt ai ka shënuar 16 gola në 41 ndeshje, 8 nga të cilët në 16 sfidat e këtij sezoni. Vlera e tij finançiare arrin në 33 milionë paundë.

Victor Osimhen (huazuar nga Napoli te Galatasaray, 26 vjeç)
Një nga më të fortët në Evropë dhe që nuk ka nevojë për shumë komente. Në kampionatin turk ka shënuar 13 herë në 17 ndeshje dhe Napoli dëshiron të shpëtojë nga rroga e tij e lartë një herë e mirë. Presidenti de Laurentis kërkon 63 milionë paundë.

Jonathan Burkardt (Mainz 05, 24 vjeç)
Po kalon një sezon shpërthyes me 12 gola në 18 ndeshje në Bundesliga për Mainz 05. Bomberi më i mirë gjerman i sezonit shënon më pak se Harry Kane (16) dhe Marmoush (15 por i transferuar te Man City) dhe kushton vetëm 21 milionë paundë

Keke Topp (Werder Bremen, 20 vjeç)
I duhet të përmirësojë cilësinë në gjuajtje dhe pozicionimin por gjithçka tjetër që e rrethon është brilante për një futbollist të moshës së tij. Kushton 3 milionë paundë

Julian Carranza (Feyenoord, 24 vjeç)
I ardhur nga kampionati amerikan në Europë, zgjodhi holandezen “Eredivisie” për shfaqjen e parë në futbollin e madh. Ka luajtur 400 minuta dhe ka shënuar 3 gola në elitë me një kontribut të rëndësishëm në duelet ajrore dhe lojën në zonën e rreptësisë. Mund të shkëputet nga tulipanët për 5 milionë paundë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë