Ka ndodhur

Pesë mijë lekë për një transfuzion gjaku, nën hetim mjeku i Spitalit të Durrësit

Gazeta Si - Një mjek i Bankës së Gjakut në Spitalin e Durrësit është vënë nën hetim, pasi dyshohet se kundrejt pagesës së 5 mijë lekëve të reja, ka ndihmuar një paciente për të marrë transfuzionin e gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm.

Poliia thotë se ai akuzohet, se në këmbim të 5 mijë lekëve ka regjistruar një 45-vjeçare si dhuruese të gjakut.

Policia nisi procedimin penal ndaj 50 vjeçarit, I.Q., nën akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Po ashtu është vënë nën hetim 45-vjeçarja e identifikuar si A.S., e cila ofroi shumën e parave në këmbim të transfuzionit të gjakut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë