Kjo është koha për të treguar ndjeshmëri dhe integritet.
Çdo themelues dhe drejtues biznesi i trembet ditës, kur duhet të shpallin pushimet nga puna dhe t’u thonë punonjësve se nuk kanë më një punë.
Por, në këto kohë me inflacion më të lartë dhe një ekonomi të ngadalësuar, është një vendim që shumë drejtues duhet të marrin dhe ta zbatojnë.
Si mund ta trajtoni këtë proces të tmerrshëm, për ta bërë më pak të dhimbshëm për të gjithë ata që janë të përfshirë?
Filloni me ndjeshmëri, si për ata që po largohen ashtu edhe për ata që po qëndrojnë, dhe me dhembshuri për veten tuaj. Kjo këshillë vjen nga Heidi Brooks, pedagoge për sjelljen organizative në Shkollën e Menaxhimit të Yale.
Nëse jeni duke u përballur me mundësinë e tmerrshme, për të pushuar nga puna një ose më shumë punonjës dhe dëshironi ta përballoni këtë detyrë të vështirë në mënyrën më të mirë që mundeni, ja këshilla e saj.
1. Mos u përqendroni në zgjidhjen e problemeve
Pjesa më e madhe e udhëheqjes ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve. “Ky është një problem që mund të mos jeni në gjendje ta zgjidhni me saktësi,” thotë Brooks. “Kështu që mund të jetë e vështirë.”
Më keq, mund t’ju bëjë të shmangni njerëzit, që pushohen nga puna, pikërisht kur ata mund të kenë nevojë për udhëzimet dhe kujdesin tuaj. Pra, pranoni kufizimet tuaja dhe faleni veten për to. Mijëra punëdhënës janë në të njëjtin pozicion.
2. Dëgjoni të tjerët
Nëse duhet t’i tregoni një punonjësi se po pushohen nga puna, mund të dëshironi ta përfundoni bisedën me të sa më shpejt që të jetë e mundur.
Si dikush i mësuar me zgjidhjen e problemeve, ju mund të dëshironi të përqendroheni gjithashtu në lënien e punonjësit të dijë se çfarë të presë dhe çfarë burimesh janë në dispozicion për ta.
Ky është, sigurisht, informacion thelbësor që punonjësit do t’i duhet – por mos lejoni që kjo të jetë e gjithë biseda.
“Ka gjithmonë hapsirë për të pyetur: “Si po kalon? Çfarë po mendon?”, thotë ajo. Dhe pastaj dëgjoni çfarëdo që të thonë.
3. Ofroni ndihmë dhe qëndroni në kontakt
Brooks sugjeron gjithashtu të pyesni, nëse ka ndonjë gjë që mund të bëni për të ndihmuar – nëse jeni të gatshëm ta bëni atë pyetje.
Në varësi të kompanisë suaj dhe politikave të saj, mund të ketë lloje të tjera ndihme, që ju ose kompania mund të ofroni, veçanërisht nëse keni një marrëdhënie të mirë me punonjësit që pushohen nga puna.
Kur vijnë kohë të vështira, ne duhet të mbështetemi në cilësinë e marrëdhënieve që kemi ndërtuar,” thotë ajo. Menaxherët, që kanë ndërtuar një marrëdhënie të mirë, mund të ndihen sikur janë në një pozicion të kompromentuar.
Në fakt, ata janë në një pozicion të mirë për të shprehur ndjeshmëri dhe dhembshuri dhe për të thënë: “Do të doja të qëndronim në kontakt dhe nëse ka ndonjëherë diçka që mund të bëj, ju lutem më njoftoni.” Vetëm për shkak se personi po largohet nga kompania, nuk do të thotë që ju duhet ta ndërprisni atë marrëdhënie.
Në të njëjtën kohë, nëse nuk keni një marrëdhënie të mirë me ekipin tuaj, kjo do të vihet në dukje.
4. Flisni me punonjësit e tjerë për atë që do të ndodhë më pas
Punonjësit që mbeten pas një pushimi nga puna, ka të ngjarë të ndihen fajtorë dhe me shumë mundësi të zemëruar. Dhe ata me siguri ndihen të frikësuar.
Ndërsa ju nuk mund t’u thoni punonjësve se si të ndihen, mund t’u jepni atyre një ide realiste me sa kërcënime po përballen në fakt. Për shembull, nëse pushimet nga puna kanë mbaruar për momentin, punonjësit duhet të informohen rreth kësaj.
Pasiguria është e vështirë për të gjithë, kështu që është një kohë e mirë për të ndarë çfarëdo njohurie, që keni për të ardhmen dhe se si puna e tyre do të përshtatet me atë të ardhme.
5. Ndihmoni punonjësit të ndihen të lidhur me njëri-tjetrin dhe me kompaninë
Lërini punonjësit e mbetur të dinë se ata janë ende atje për një arsye – dhe se ju jeni të kënaqur që janë. Si udhëheqës, është detyra juaj të zvogëloni ndjenjën e panikut dhe t’i ndihmoni ata të rikuperohen.
Pastaj, mund të kaloni pak kohë së bashku, për të folur për qëllimin e përbashkët. Lërini njerëzit të dinë, veçanërisht, për qëllimet tuaja të përbashkëta dhe se si ata mund të bëjnë një ndryshim në këtë qëllim.
Kjo është e rëndësishme, në një kohë kur shumë punonjës po i bëjnë vetes pyetje të vështira për qëllimin e tyre dhe atë që duan nga jeta.
Si drejtuesit e artikulojnë këtë dhe si krijojnë një ndjenjë të komunitetit dhe marrëdhënieve, dhe një aftësi për të punuar në një kohë të vështirë, është një shenjë e integritetit të tyre.
Burimi: Inc/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



