Treg

Pesë ditët e mëdha për tregun e aksioneve

Lufta tregtare-SHBA-Kinë ishte nxitësi më i madh për aksionet këtë vit. Para se Uashingtoni dhe Pekini të binin dakord për një marrëveshje tregtare paraprake, investitorët morën një goditje nga aksionet si pasojë e negociatave të tensionuara.

Ankthi për përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare u reflektua edhe në të dhënat ekonomike këtë vit, gjë që bëri që Rezerva Federale të ulë normat e interesit tre herë këtë vit për të rritur ekonominë.

E gjithë kjo la gjurmët e saj në bursë.

10 janar: Dita më e mirë e vitit

Aksionet arritën kulmin në fillim të vitit 2019. Rekordi më i madh ndodhi vetëm në ditën e katërt të tregtimit të vitit, kur S&P 500 (SPX) u rrit 3.4%. Dow (INDU) gjithashtu regjistroi rritjen më të madhe të vitit atë ditë, duke arritur afro 750 pikë, ose 3.3%.

Tre faktorë ndezën rritjen atë ditë: Raporti i punësimit për dhjetorin erdhi më mirë sesa pritej, Kina ndërmori veprime për të stimuluar ekonominë e saj në ngadalësim, dhe Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell tha që Banka Qendrore ishte fleksibël në lidhje me rritjen e normave të interesit në të ardhmen. Fed rriti normat e interesit nëntë herë mes 2015 dhe 2018, por normat më të ulëta janë më të mira për aksionet.

Rritja e normave të interesit nga Banka Federale në Dhjetor 2018 do të ishte e fundit për të paktën një vit.

Shtysa në fillim të vitit i dha aksioneve një nisje për të mbërritur në janarin e tyre më të mirë në 30 vjet. S&P 500 dhe Dow u rritën më shumë se 7% në muaj, duke shënuar performancën e tyre më të mirë që nga fundi i viteve 1980.

10 maj: Zë vend frika e tregtisë

Maji shënoi muajin kur shqetësimet tregtare u bënë shumë reale për investitorët. SHBA-të rritën tarifat e importit për 200 miliard dollarë mallra kineze në 25% në fillim të muajit, dhe Kina kërcënoi të hakmerret.

Aksionet patën luhatje të madhe në 10 maj, duke e nsiur ditën me humbje, por u rimëkëmbën pasi Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin dhe Trump i quajtën bisedimet tregtare me Kinën “konstruktive”. Sidoqoftë, ishte një nga javët më të këqija të vitit për kapitalet amerikane.

4 qershor: Fed në shkëlqim

Aksionet regjistruan ditën e tyre të dytë më të mirë të vitit më 4 qershor, pasi kryetari i Fed Powell la të kuptohet se një ulje e normës së interesit mund të ndodhte. Ndërsa lufta tregtare e përshkallëzuar filloi të peshojë mbi perspektivën ekonomike. Powell tha se Banka Qendrore “do të veprojë si të përshtatshme për të mbështetur zgjerimin”.

Fed uli normat për herë të parë që nga kriza financiare në fund të korrikut.

23 gusht: Kaosi tregtar

Gushti ishte gjithçka për luftën tregtare pasi retorika mes Pekinit dhe Uashingtonit u ashpërsua. Aksionet shënuan lëkundjen e tyre më të madhe të vitit më 23 gusht, për shkak të përgjigjes së Trump ndaj tarifave hakmarrëse të Kinës për importet amerikane, përfshirë naftën.

Në njërën nga tweet-et e tij, presidenti shkroi “nuk kemi nevojë për Kinën dhe, sinqerisht, do të ishte shumë më mirë pa të”.

Aksionet u ulën, çmimet e naftës ranë më shumë se 2% dhe kurba e obligacioneve qeveritare të SHBA-ve u përmbys. Historikisht, precedencat kanë treguar që një kurbë e tillë e përmbysur ka sinjalizuar një recesion.

Megjithëse frika e recesionit u zvogëlua në fund të vitit, titulli tarifor për inversionin e kurbës së tariafve dhe rendimentit ngjalli shqetësime në lidhje me shëndetin e ekonomisë amerikane që po shkon drejt 2020-ës.

13 dhjetor: Faza e parë

Pas një viti trazirash të lidhura me tregtinë, Kina dhe Shtetet e Bashkuara konfirmuan se arritën një marrëveshje tregtare “faza një” më 13 dhjetor, e cila shmangi përshkallëzimin e mëtejshëm të tarifave.

Vendet kishin arritur fillimisht një marrëveshje paraprake në mes të tetorit, por ajo kurrë nuk u nënshkrua dhe tensionet u ndezën përsëri në javët në vijim.

Por aksionet e 13 dhjetorit përfunduan pak a shumë të sheshta. Gjatë këtij viti, investitorët janë lodhur nga qasja tërhiq e mos e këput në negociatat e tregtisë. Shumë besojnë se përveçse rastit kur e zeza shkruhet në të bardhë, një marrëveshje tregtare nuk vlen shumë kur thjesht flitet me gojë.

Por, megjithë ditët kaotike të tregtisë gjatë vitit 2019, aksionet shënuan fitime të forta këtë vit, duke i lejuar ato të ngjiteshin përsëri në nivele të larta të të gjitha kohërave. Më 13 dhjetor, për shembull, Dow dhe S&P 500 vendosën një rekord të ri duke u mbyllur me rritje edhe pse entuziazmi për marrëveshjen paraprake të tregtisë ishte i kufizuar./CNN business/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë