Futboll

Pesë arësye për të ndjekur Bundesliga-n 2025-2026

1) Bayern pas “Müllergeddon”
Lojtarët shkojnë e vijnë, tek çdo klub, çdo sezon – por asnjëherë si në këtë rast. Thomas Müller iu Bayern-it në moshën 10 vjeçare në vitin 2000 dhe ishte pjesë e skuadrës së parë prej vitit 2008 duke kontribuuar me 150 gola dhe 238 asist në Bundesliga.

2) Dortmund në ngjitje
BVB ishte në vendin e 10 në mesin e sezonit 2024/25, ka i kushtoi vendin e punës Nuri Şahin në fund të Janarit. Niko Kovač ishte pasuesi e tij duke pësuar humbje në 6 ndeshjet e para në Bundesliga. Që nga ai moment, 53 vjeçari i udhëhoqi verdhëzinjtë drejt 22 nga 24 pikët e mundshme në 8 ndeshjet e fundit të sezonit. Dortmund më pas mundi 3-1 Barcelona-n në ¼ finalen e kthimit të UEFA Champions League.

3) Kthimi i Derb-eve historikë
Ardhja e Cologne dhe Hamburg nga Bundesliga 2, rezervon emocione të mëdha në stadiume me më shumë se 50.000 spektatorë. Kjo pasi do të jemi dëshmitarë të Derbit, Hamburg-St. Pauli. E njëjta gjë vlen për sfidën Cologne vs Bayer Leverkusen në brigjet e Rhine-t.

4) Yjet gati të shkëlqejnë
Bundesliga është sërish shtëpia e emrave të mëdhenj edhe për sezonin 2025/26. Harry KaneJamal Musiala dhe Michael Olise  impresionuan me fanellën e Bayern dhe kombinuan për 50 gola dhe 25 asists në Bundesliga një vit më parë. RB Leipzig do të bazohet tek Xavi ndërsa Serhou Guirassy, Hugo Ekitiké dhe Patrik Schick do të jenë sërish refernca e Dortmund, Frnakfurt dhe Leverkusen. VfB Stuttgart do provojë ti rezistojë presionit të Bayern për marrjen e Nick Woltemade (23) që mund të bashkohet në Mynih me Tom Bischof.

5) Mënyra të reja për ndjekjen e futbollit
Kamerat në flamujt e këndit dhe në trupin e Arbitrit do të jenë risitë teknologjike në Bundesliga 2025-2026, sinonim me inovacionin dhe krijimtarinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë