Shendet

Përveç vaksinave, cilat janë trajtimet e tjera për linë e majmunëve?

Simptomat e lisë së majmunit mund të zgjasin për dy deri në katër javë. Ato përfshijnë ethe, dhimbje koke, skuqje të lëkurës e të tjera,

Pacientët mund të marrin lëngje shtesë dhe trajtim për infeksionet bakteriale dytësore. Një agjent antiviral i quajtur tecovirimat(TPOXX) dhe i prodhuar nga SIGA Technologies (SIGA.O) është miratuar nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare.
Një ilaç tjetër, i quajtur Tembexa dhe i zhvilluar nga Chimerix (CMRX.O) , është gjithashtu efikas, sipas ekspertëve.

Të dy TPOXX dhe Tembexa u miratuan bazuar në studimet në kafshë. Të dhënat tregojnë se efikasiteti i tyre është i lartë pasi ndihmuan vaksinat për të çrrënjosur linë tek njerëzit.


OBSH e klasifikoi linë si një sëmundje të zhdukur në vitin 1980

Ka pasur shqetësime vazhdimisht se virusi mund të përdoret si një armë biologjike. Kjo do të bëjë që vendet të grumbullojnë sasi vaksinash.
OBSH mban 2.4 milionë doza në selinë e saj zvicerane që datojnë nga vitet e fundit të programit për zhdukjen e lisë. Agjencia gjithashtu ka deklaruar se do të marrë edhe 31 milionë të tjera nga vendet e pasura.

Antivirali i përdorur për linë e majmunëve.

Ekspertët në SHBA kanë thënë se kanë 1000 doza të vaksinës nordike-bavareze në stokun kombëtar dhe presin që kjo sasi të rritet. Vendi ka gjithashtu 100 milionë doza “ACAM2000”.
Gjermania ka thënë se kishte porositur 40,000 doza të vaksinës bavareze Nordic, për të qenë gati për të vaksinuar kontaktet e rasteve nëse është e nevojshme.
Vende të tjera, përfshirë Britaninë dhe Francën, po ofrojnë gjithashtu vaksina për njerëzit me kontakt të ngushtë me njerëzit e infektuar dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Bavarian Nordic, i cili ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 30 milionë dozash ka deklaruar se shumë vende i janë interesuar për të marrë vaksinën. Një zëdhënës i kompanisë tha se do të ketë nevojë për të zgjeruar prodhimin.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë