Ekonomi

Përveç ndërtimit, bizneset e tjera në vend jo optimiste. Konsumatorët heqin dorë nga blerjet e mëdha

Nga Gazeta 'SI' - Besimi në ekonomi ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë muajit nëntori, me 1.6 pikë, nga të gjithë sektorët, përveç atij të ndërtimit.

Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë, konsumatorët nuk janë më të gatshëm të bëjnë blerje të mëdha dhe besimi i tyre ra me 0.7 pikë përqindje. Gjithsesi ata presin përmirësim të situatës financiare dhe ekonomike të vendit.

Besimi në industri ra me 0.6 pikë përqindje në nëntor, pasi bizneset presin rënie të kërkesës, sidomos asaj të eksportit. Ata presin rënie të punësimit dhe rritje të çmimeve.

Shërbimet kanë pësuar rënien më të fortë, me 4.4 p.p pasi ata presin rënie te aktivitetit. Pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen vlerësohen në rritje nga këto biznese, ashtu si edhe çmimet.

Treguesi i besimit në tregti ra me 1.7 pikë përqindje në muajin nëntor, ndikuar nga një rënie e aktivitetit. Nga ana tjetër, pritjet për punësimin në të ardhmen kanë mbetur pothuaj në të njëjtin nivel me një muaj më parë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje.

Ndërtimi është shfaqur më optimist gjatë nëntorit, me rritje 4.4 p.p, pasi pret rritje të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rritje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë