Ngjarje

Përtej Murit 1989-2019, fituesit dhe humbësit…

Nga Attilio Geroni -Vitet shkojnë e na lënë, por 1989 është ende me mua. Ose ndoshta, në mënyrë më të thjeshtë, vazhdoj ti shkoj rrotull sepse rënia e Murit të Berlinit më ka dhuruar iluzionin e ndritshëm e të gjatë që nata e 9 nëntorit dhe agimi i një bote të re do të ishin fitore të pakthyeshme.

Muri i Berlinit, rënia


Dhjetë vite të shpenzuara duke jetuar e punuar për il Sole 24 Ore mes Polonisë postkomuniste, vendeve të tjera të Europës Qendrore -orientale, dhe një Gjermanie në krizë ekonomike e në telashe nga ribashkimi, qenë një eksperiencë njerëzore dhe profesionale e paharrueshme.

Dhe kanë përforcuar me entuziazëm (arritje, të një moshe të re pa eksperiencë që e mban larg cinizmin) atë iluzion të madh.

Polonia, avangarda e revolucionit

Duhet rrëfyer lindja e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në vende që pak kohë më parë qeveriseshin nga diktatorë të shurdhët ose satrapë të kapur pas pushtetit deri në momentin e fudnit, më shumë se pas një ideologjie tashmë të zvredhur dhe shtrembëruar, e prandaj të paaftë të perceptonin mbërritjen e shpejtë të fundit të tyre.

Varshava e Berlini janë qytetet që më shumë i dua Europës. I pari nuk është i bukur, por të përfshin dhe rrëmben; i dyti duhet të të pëlqejë, e nëse të pëlqen, dashurohesh me të. Të dy kanë brujtur dhe brujtin një joshje unike, që me kalimin e viteve e zbulova të ishte joshje që buronte nga vuajtja, nga shkatërrimi i pësuar (Polonia) e pas asaj që kishte marrë pasi ia kishin shkaktuar (Gjermania) e në fund aftësia e përbashkët për tu ringritur.

Është një emocion i fort, por vështirë për tu përshkruar sepse është një histori dhimbjeje e shëlbimi ajo që tregojnë, pa modesti e komplekse, rrugët dhe godinat e këtyre qyteteve.

Shtëpia ime e Varshavës, për shembull, në lagjjen e Saska Kepa, përtej Vistolas ku “Armata Rossa” priste që gjemranët të shkatërronin kryeqytetin dhe të asgjësonin klasën qeverisëse të vendit, i mbijetoi luftës. Njëra prej të paktave.

Pjesë e distriktit historik të Pragës, Saska Kepa u kursye nga bombardimet duke ruajtur shumë vila të arkitekturës moderrne dhe shtëpi të stilit anglez me kopshte të vegjël, si ajo që shkova të jetoja me familjen time.

Shtëpia e bardhë dhe vrimat e plumbave

E lyer me gëlqere të bardhë, shtëpia ishte ndërtuar më 1928 me një pamje të çuditshme ballore neoklasike. Agjenti imobiliar, një burrë simpatik me një të folur të pandalshëm dhe me një mbiemër të paartikulueshëm dot të përbërë nga bashkëtingëllore – Trzpyl, Janusz Trzpyl – madje nuk dontë as të ma tregonte.

Shtëpia e Bardhë, Varshavë, Poloni

Ishte “e çuditshme”, thoshte, e vazhdonte të kërkonte ndjesë për një inspektim teknik që e konsideronte humbje kohe sepse sipas tij as që do ta pëlqeja. Ishte në fakt, dashuri me shikim të parë, ajo me shtëpinë e bardhë me dritare të mëdha e të larta si ato të një papafingoje dhe sobë me pllaka të mëdha që ndanin hapësirën e ngrënies nga dhoma e ndenjes.

Pronari, një arkitek që jetonte e punonte në Stokohlm, komunikonte frëngjisht, (megjithëse fliste një anglishte të shkëlqyer), për të përshkruar cilësinë e vërtetë të banesës: “Elle a l’âme”, ajo ka shpirt, thoshte, dhe kishte të drejtë.

Ishte një shtëpi gjysmë e pavarur, e lirë nga njëra anë dhe e rrethuar nga një grup ndërtesash të ulëta dhe anonime nga ana tjetër. Ajo pranë, ishte ende e shenjuar, në pjesën e sipërme të fasadës, nga vrimat e plumbave, gjurmët e disa shkëmbimeve të rrallë të artilerisë midis rusëve dhe gjermanëve përtej lumit.

Shtëpia e bardhë nga brenda

Të njëjtat vrima, si qëndisma lufte, i rigjeta në Berlin, mbi muret e pallatave guglielmini ishin drejt restaurimit në lagjjen Prenzlauer Berg. U ktheva në atë shtëpi me familjen, 25 vite pasi e kisha lënë. Një udhëtim i beftë në Berlin, me tren, sepse vajzat e mia ishin shumë të vogla për të kujtuar Varshavën përveç Xhulias, më të madhes, që në moshën tre vjeçare i kishte mbetur në mendje silueta imponuese e Pallatit të Kulturës dhe një lum me emrin Bistola që mandej ishte Vistola.

Qëllimi ishte ai i një selfie banal me temë “True Ostalgie” përpara shtëpisë së bardhë të rrugës Kryniczna që na kishte mirëpritur për katër vite me radhë për të na strehuar, mes mijëra rrjedhash ajri për shkak të dritareve të gjera, me temperature që ndonëjherë shkonin 15-20 gradë nën zero.

Fati, ose ndoshta shpirti i shtëpisë që donte të na hapte derën e saj, na bëri të takonim pronarin, që po hynte ekzaktësisht në atë moment. Më njohu dhe na ftoi të hynim për një pije.

Kaluam disa orë duke diskutuar se çfarë po ndodhte në Poloni pas ardhjes në pushtet të partisë së Jaroslaë Kaczynski, Ligj dhe Drejtësi (PiS): “Kjo shtëpi ka pritur presidentin polak, por jo atë aktual”, deshi të theksonte duke krijuar menjëhreë distancën nga Andrzej Duda, i të njëjtës parti me Kaczynski: “Është ulur këtu dhe ka darkuar Bronislaë Komoroëski”, shtoi, duke iu referuar politikanit liberal të Platformës Qytetare që ishte në krye të shtetit të polak nga 2010 deri në 2015. “Një tjetër kalibër, një tjetër mendim, një tjetër botë, një tjetër Poloni, vend që sot gati nuk e njoh dhe në të cilin kam vështirë të njoh veten”, përfudnoi me një buzëqeshje të hidhur.

Viti që ndryshoi Europën

Lufta e ftohtë përfudnoi falë një sërë ngjarjesh që kanë përshkuar Europën Qendrore e orientale në 1989-ën. Revolucioni u bë i mundur nga shpirti i ri i hapjes së Rusisë e udhëhequr nga Mikhail Gorbaciov.

6 prill

Etapa e parë është në Poloni. Negociatat në Tavolinën e Rrumbullakët mes regjimit komunist dhe opozitës e Solidarnosc do të përfundonin pas dy muajsh. Sindikatat do të legalizoheshin, Solidarnosc do të bëhej organizatë politike e njohur e mandje do të organizoheshin zgjedhje të lira

2 maj

Hungaria do të hapte pjesërisht kufirin e saj me Austrinë. Ishte kalimi i parë në perden e hekurt

24 gusht

Me triunfin e Solidarnosc në zgjedhjet e para gjysmë të lira në Poloni, Tadeusz Mazoëiecki do të bëhej shefi i parë i qeverisë jo komuniste që do të drejtonte një shtet të Europës Lindore

Gusht- shtator

Djetra – mijëra gjermanë të lindjes në pushime në Hungari kalojnë në Perëndim

6-7 tetor

Vizita e Mikhail Gorbaciov në Berlinin Lindor me rastin e përvjetorit të 40-të të Republikës demokratike gjermane. I kërkon regjimit të Honecker që të heq dorë nga ndërhyrja ushtarake për të shtypur demonstratat protestuese

7 tetor

Partia komuniste hungareze braktis çdo referim të doktrinës komuniste dhe implementon një sistem multipartiak

30 tetor-4 nëntor

Një million e 400 mijë qytetarë nga Gjermania Lindore marrin pjesë në manifestimet kundër regjimit. Epiqendra e protestës është Lipsia, me këngë, marshime dhe lutjet e së hënës që gjithmonë fillojnë nga kisha e San Nicola. Më 9 tetor, në qytetin e Saksonisë, ngjarja më spektakolare, me 70 mijë pjesëmarrës

9 nentor

Në 18 e 57 Guenther Schaboëski, anëtar i Politburo i Sed, partia komuniste e Gjermansië Lindore, deklaron gjatë një conference për shtyp e transmetuar direkt nga TV: “Udhëtimet e qytetarëve jashtë janë autorizuar pa justifikime”. Në përgjigjje të një gazetari që i kërkon se kur hyn në fuqi, ai përgjigjet, duke u kosnultuar me shënimet: “Për atë që di, menjëherë”

9 nënor

Mijëra berlinez, nga Perëndimi në Lindje, i aviten Murit, e gërryejnë dhe e gjuajnë me kazma.

Muri

25 dhjetor

Ekzekutim, pas procesit përmbledhës, të çiftit Nicolae dhe Elena Ceausescu. Katër ditë më parë diktatorët e Rumanisë, duke i folur turmës ishin fërshëllyer duke u detyruar të iknin. Është i vetmi episode gjakderdhës, fryt i një grushti të brendshëm shteti të orkestruar nga Securitate, i një revolucioni të madh paqësor

29 dhjetor

Disidenti Vaclav Havel, dramaturgu e poeti, zgjidhet president i Republikës në Çekolsllavaki, etapa e fundit e “revolucionit të kadifenjtë”: një muaj e gjysmë manifestime antiregjim në shesh që deri atëherë një prej regjimeve nga më të vështirët dhe më shtypësit e Lindjes, nuk mund ta përmbante.

Si në kohërat e Solidarnosc, por kundër populizmit

Ashtu si miq të tjerë, që banonin dhe banojnë në të njëjtën lagjje, kur rasti i përball shfaqen, këtë herë për të mbrojtur një pikëpamje më koherente të botës me arritjet e 1989-ës.

Të bësh pjesë në një shoqëri civile, të madhe e të rëndësishme edhe pse tani në minoritet, që aderon në Kod, Komiteti i Mbrojtejs së demokracisë, versioni borgjez i të famshmit Kor, Komiteti i Mbrojtjes së punëtorëve që do të lindtte në vitet 70 nga një aleancë mes intelektualësh e sindikalistësh duke i dhënë mandej jetë bërthamës orgjinale të Solidarnosc.

E dimë se sa Polonia e sotme është larguar nga disa vlera thelbësore të Bashkimit Europian duke minuar shtetin e së drejtës me një reform në drejtësi që ka vendosur magjistraturën nën kontrollin politik. E dimë se sa qeveria populiste, e drejtuar në prapa skenë nga Kaczynski, dhe sapo rikonfirmohet në pushtet me një shumicë shumë të fortë, ushtron një kontroll të gjerë të mediave publike dhe jopublike.

Dhe e dimë gjithashtu bllokimin e migrantëve që vijnë në Europë nga rrugët Ballkanike dhe Mesdhetare dhe çdo hipoteze të zhvendosjes në territorin kombëtar. Pak a shumë të njëjtin bllokim, në emër të rrënjëve të krishtere të Europës dhe një identiteti kombëtar që nuk dëshiron të asimilojë ose të asimilohet, i Hungarisë së Viktor Orban, me të cilin Kaczynski ndan plotësisht idenë-kontradiktore të një “demokracie iliberale”.

Mund të parashikohej e gjitha kjo në vitet që pasuan menjëherë rënien e Murit e në fund të regjimeve komuniste në Europën Lindore?

Mund të ushqeheshin dyshime mbi mbajtjen e atyre demokracive të reja e të brishta, të atyre ekonomive që në shumë raste ( me siguri në Poloni dhe Hungari) kishin përqafuar shpesh me zell principet e tregut të lirë?

Brishtësia ishte e qënësishme në institucionet e sapokrijuara, mbi të gjitha korniza e sundimit të ligjit. Kjo ishte e qartë që nga fillimi në Poloni, Hungari dhe Çsekosllovaki, e cila në fakt së shpejti do të ndahej përmes një procesi paqësor dhe konsensual në 1992-1993.

Ashtu siç ishte e brishtë shoqëria, shumë shpejt e ndarë mes përfituesëve të mëdhenj të liberalizimit ekonomik dhe humbësve të mëdhenj.

Sondazhi

Fituesit dhe humbësit e tranzicionit

Nga njëra anë kishte të rinj me arsim të lartë, por edhe ish-drejtorë ish-komunistë dhe forma të ndryshme të oligarkisë sipërmarrëse, gjithnjë të lidhur me regjimet e vjetra, të cilët kishin pasur mundësi të riciklojnë veten e tyre dhe si pasojë të pasurohen. Mes radhëve të pensionistëve, fuqia blerëse e të cilëve papritmas ishte shembur përballë çmimeve që nuk subvencionoheshin më, të punëtorëve të kombinatit të mbyllur ose të privatizuar, të shndërruar në një ushtri të papunë që tregu i punës nuk mund ti ndihmonte.

Globalizimi në këtë pjesë të Europës bartte një emër të veçantë: tranzicion, për të treguar një kalim të ri në histori, nga ekonomia e planifikuar në tregun e lirë. Dihej gjithmonë se përveç pasurisë, do të krijonte pabarazitë, mungesën e ekuilibrave, tërheqjet sociale, zhgënjimin dhe më në fund zemërimin.

Në fakt, në atë fazë të hershme askush nuk diti si të merrej me efektet e negative të ndryshimit, duke marrë parasysh ekzistencën e një komponenti fiziologjik të humbësve, pothuajse pa fatalitet, pa një rrjet adekuat të mbrojtjes sociale.

Polonia në gusht 1989, dy muaj pas zgjedhjeve të para të lira që panë fitoren e Solidarnosc dhe pak para se të binte muri i Berlinit, përmes planit të Ministrit të Financave Leszek Balceroëicz vendosi për t'u hedhur pothuajse brenda natës në ekonominë e tregut. Liberalizimi i çmimeve, shkëmbimi i pjesshëm i monedhës kombëtare, mbyllja e kompanive dhe dyqaneve joefikase, vala e parë e privatizimit.

Efekti qe i menjëhershëm dhe shumë shpejt shkatërrues: papunësia që më parë nuk ekzistonte, të paktën në statistikat shkollore, u rrit në pak kohë në një milion njerëz; paraliza përfshiu në mënyrë tërësore edhe veprimtaritë më të vogla dhe më elementare ekonomike.

Sot ai plan, i cili disa vjet më vonë do të sillte rritje të ekonomisë dhe do të ndihmonte në krijimin e pasurisë së njerëzve duke e bërë Poloninë një nga historitë më të mëdha të suksesit ekonomik të çerekut të fundit të shekullit, do të ishte klasifikuar si një eksperiment i therrtores social me zemër të hapur.

Kush është pasuruar gjithnjë e më shpejt

Rritja e PBB-së për frymë në dollarë me barazinë e fuqisë blerëse (PPP) të 12 vendeve: 10 në Lindje dhe 2 (Greqi dhe Portugali) në eurozonë përmes krahasimit. Shkon nga 1990 në 2018 (me përjashtim të Lituanisë që fillon në 1995; Estonia dhe Letonia që nga 1994; Sllovakia që nga viti 1992). Burimi: Baza e të dhënave të Bankës Botërore / Oecd

Hyn në ekonominë e tregut (mungon letra higjenike)

Sidoqoftë, shtrembërimi i vërtetë ndodhi në vitet e fundit të regjimit komunist. Polonia ishte një vend aq i zhytur në borxhe dhe joefikas sa, i përpirë nga hiperinflacioni, nuk kishte qenë në gjendje për një kohë të gjatë t'u siguronte qytetarëve të vet shumë nevoja themelore. Edhe letra higjenike ishte zhdukur nga raftet, duke u bërë objekt tregtie në tregun e zi.

Menjëherë pas miratimit të planit, këto produkte dhe shumë të tjera u rishfaqën si me magji dhe padyshim edhe letra higjienike. Vetëm se tregtia konsumohej, në dyqane të mbyllura që prisnin të privatizoheshin, në rrugë të hapur, në rrugët e qendrës që silleshin rreth rrokaqiellit të parë të qytetit, Pallatit të Kulturës dhe Shkencës.

Dhurata e detyruar e Stalinit në vitet 50, menjëherë pas ardhjes së demokracisë ishte në erën e prishjes sepse u konsiderua simbol i shtypjes dhe ngacmimit sovjetik, arkitektura eklektike që asimilohej, majat e Neo-Rilindjes dhe referencat asiriane-babilonase që dëshironin të imitonin, me pranimin e projektuesëve rusë, rrokaqiejt e New York-ut të viteve 1930.

Pallati i Kulturës dhe Shkencës. Varshava (foto nga Attilio Geroni)

Në hijen e kullës shtrihej gjarpri i stallave dhe çarçafëve plastikë që mbështeteshin në lëpushë, të hollë si pluhuri dhe gri antraciti, që mbulonin rrugët e qytetit. Kishte shitës të krapit dhe mustakës, që mbaheshin gjallë në enë plastike plot me ujë të ndenjur.

Hakmarrja e ish komunistëve

Si në Poloni dhe në Hungari, ishte përgatitur rruga për kthimin e shpejtë të ish-komunistëve në qeveri, të cilët ndërkohë kishin reformuar, duke braktisur çdo referencë për Marksizmin dhe përqafuar parimet e socialdemokracisë moderne.

Përdorën papunësinë, zhgënjimin e të përjashtuarve dhe premtuan një kalim tek vlerat njerëzore. Në raundin e dytë të zgjedhjeve të lira ata u rikthyen në pushtet në Varshavë (1992) dhe Budapest (1994), duke menaxhuar me cinizëm dhe pragmatizëm arritjet e paraardhësve të tyre.

Të paktën kuptova që historia mund tu bënte shaka të hidhura heronjve të revolucionit dhe se rruga e vitit 1989 nuk do të ishte kurrë lineare. Serbatori i pakënaqësisë kishte filluar të mbushej tashmë tre vjet pas rënies së Murit. Dhe jo vetëm në Poloni.

Pushtimi i Gjermanisë dhe Lindjes

Gjermanisë i duhej më pak se një dekadë për të treguar plotësisht pikëllimin e unifikimit dhe të kuptonte që konvergjenca midis Lindjes dhe Perëndimit nuk do të ishte e plotë, ose të paktën e pranueshme, përpara një gjenerate ose ndoshta edhe më shumë. Përkufizimi i një kursi të këmbimit kolegësh nga Helmut Kohl pati të njëjtin efekt me planin e Balceroëicz në Poloni, edhe edhe pse trauma e madhe dhe e papritur e papunësisë e fabrikave të mbyllura që i ishin besuar privatizimit të agjencisë publike Treuhandstalt u përthith shumë më shpejt falë transferimeve të mëdha nga Länderat perëndimore në ato lindore: 80 miliardë euro bruto në vit, 70 neto nga taksat dhe kontributet të paguara nga qytetarët e Lindjes.

Berlini doli i shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, me dorëzimin e Gjermanisë. Bombardimet shkatërruan shtëpi, rrugë dhe fabrika. Në disa vende qyteti ishte një grumbull rrënojash

Qyteti ishte i ndarë në katër zona punësimi dhe në veçanti në dy fusha: sektori perëndimor, Berlini Perëndimor dhe sektori Sovjetik, Berlini Lindor
Që nga themelimi i saj, miliona njerëz u zhvendosën nga Gjermania Lindore në Gjermaninë Perëndimore, derisa në vitin 1961 drejtuesit e Gjermanisë Lindore (DDR) dhe të Bashkimit Sovjetik vendosën të krijojnë një mur për të ndarë Berlinin në dy. Muri shtrihej në forma të ndryshme përgjatë kufirit 155 kilometra me Berlinin Perëndimor, 43 prej të cilave përshkonin qytetin

Në fillim bëhej fjalë vetëm për një mur me tela me gjemba, pastaj u ndërtua muri i vërtetë me tulla dhe çimento. Më në fund barriera e përbërë nga dy mure, të ndara nga "rripi i vdekjes", midis 15 dhe 150 metra të gjerë. Në përpjekje për tu larguar nga njëra pjesë e qytetit tek tjetra 239 njerëz u vranë .
Në ato vite kishte tetë pika kalimi midis lindjes dhe perëndimit, të kontrolluara. Më i famshmi është akoma sot Checkpoint-Charlie, kalimi me sektorin amerikan ku në vitin 1961 u zhvilluapërballja midis tankeve amerikane dhe sovjetike

“Perdja e hekurt” ndante Gjermaninë në dy sfera influence: një amerikane dhe një ruse. Në 1990 Gjermania Perëndimore numëronte 62 mln banorë, teksa Gjermania Lindore 16 mln.

Europa përshkohej nga e njëjta ndarje. Ishin vende anëtare të NATO-s, aleatët e Shteteve të Bashkuara, vende më të afërta me SHBA-të sesa Rusia, siç është Spanja e Franco-s, ato neutrale si Finlanda dhe ato që aderonin në Paktin e Varshavës, aleatët e Rusisë. Ngjarjet e vitit 1989 shënuan fundin e luftës së ftohtë
Europa sot është shumë e ndryshme nga ajo që ishte në ato vite. Gjermania u bashkua zyrtarisht në 1990-ën. “Perdeja e Hekurt” është zhdukur tashmë. Duke parë kufijtë, ndryshimet e tjera janë në lindje. Jugosllavia u shpërbë midis 1991 dhe 2001 në një seri shtetesh. Vitet nëntëdhjetë shënuan edhe fundin e Bashkimit Sovjetik me pavarësinë e republikave baltike dhe më vonë republikat e tjera sovjetike

Ribashkimin gjerman e kam paguar edhe unë

Deri më tani, burimet e kësaj përpjekje kolektive arrijnë në 2.5 miliardë euro, të financuara kryesisht nga taksa e solidaritetit e cila, mbaj mend, ishte një artikull i rëndësishëm në deklaratën time tatimore sepse si banor isha i detyruar të paguaja taksa në Gjermani: a normë shtesë prej 5.5% e llogaritur sipas fiskut gjerman.
Kështu që, për shumë italianë që e urrenin Gjermaninë pa e njohur atë dhe kontribuan në përhapjen e legjendës urbane, sipas së cilës edhe gjermanët kishin bërë që ne të paguanim për ribashkim, unë gjithmonë pyesja se si e kishin paguar atë dhe nëse do të mund ta shumonin koston në kurriz të tyre.

Sigurisht që askush nuk e ksihte të mundur një përgjigje përveçse me brutalitetin e përafërt për ndonjë kosto të fshehur. Taksa e solidaritetit po ezaurohet tanimë për shumicën dërrmuese të gjermanëve, por edhe atëherë Gerhard Schröder i Gjermanisë dhe koalicioni qeveritar kuq-gjelbër bënë gjithçka për të siguruar që nuk ishte vetëm ribashkimi që përcaktonte shpirtin e vendit.

Të gjithë e mbajnë mend kancelaren Social Demokratike për reformat e rëndësishme të mirëqenies dhe tregut të punës të Agjendës 2010, por në realitet ai bëri gjëra të tjera të jashtëzakonshme. Ai shfuqizoi jus sanguinis duke zbatuar një të drejtë të shtetësisë bazuar në vendin e lindjes. Ai krijoi ligjin e parë organik për emigracionin sepse flukset e milionave të Gastarbeiter që vinin nga gjysma e Europës dhe nga Turqia në dekadat e mëparshme rregulloheshin me marrëveshje bilaterale.

Dhe për ta bërë këtë, Gjermania së pari duhej të pranonte zyrtarisht se ishte një vend imigracionit, duke i dhënë fund asaj që Heinrich Bll do ta përcaktonte si trashëgiminë e hipokrizisë të themelimit të CDU pas luftës.

As shkretëtirë, as peizazh me lule

Babai i një Gjermanie të bashkuar, Helmut Kohl, ishte një njeri me entuziazëm dhe pasion politik të madh, i modeleve fisnike dhe të merituara europiane, por në fund të fundit ai e reformoi vendin pak gjatë 16 viteve të ndërlikuara të kancelarisë së tij. Gjermania e marrë nga Schröder & Co. u rrit pak ose nuk u rrit, sepse në vitet e mëparshme vrulli kombëtar kishte për qëllim që të sillte të ardhurat në hendekun mes standardit të jetesës së shteteve lindore dhe atyre perëndimore.

Padyshim që premtimi i kancelarit të vjetër demokrat të krishterë për "një peizazh me lule" nuk ishte materializuar ende, por edhe atëherë Lindja s’ishte gjë tjetër, veçse një peizazh shkretëtire: Dresden dhe Lispia janë qytete të pasura dhe peizazhi shpesh rural i Mecklenburg-Vorpommern është i pastër, i rregullt dhe dinjitoz si ai zviceran.

Në ngjarje e rëndësishme të përkujtimit të rënies së Murit – 25 vjetori dhe tani në përvjetorin e 30-të - gjithmonë flitet për ribashkim të dështuar, për konvergjencë të largët dhe përkeqësimi në rritje i fushës ekonomike i atribuohet ish-Landeve Lindore.

Edhe nëse të ardhurat e një qytetari në Lindje sot janë rreth 85% e asaj të një qytetari të Perëndimit, fryma e kohës bën që të mos merret në konsideratë fillesa, por mbërritja, e cila për shumë është iluzion dhe zhgënjyes si një objektiv lëvizës. Ajo që rëndon është mungesa e barazisë së të ardhurave prej 15%, ndjenja e të qenit qytetarë të klasit të dytë dhe mbi të gjitha për të qenë në kufijtë e një perandorie të pasur dhe jo shumë dashamirëse. Kushdo që mund të largohej, është larguar, sipas burimeve janë larguar nga dy në tre milion.

Këto përfshijnë mbi një të katërtën e të rinjve të moshës midis 18 dhe 30 vjeç. Me një dinamikë të ngjashme migratore, vazhdon edhe ajo demografike. Që nga viti 1990, popullsia e moshës mbi gjashtëdhjetë vjeç është rritur me 1.3 milion njerëz.

Azia fillon pas Elba-s

Në fund të fundit, gjithmonë ekziston një Lindje që i bën presion perëndimit, në këtë Europë të përmbysur nga ngjarjet e vitit 1989. Ukrainasit, rreth 3 milion, kanë emigruar në Poloni, Polakët, gjithashtu 3 milion këtu, kanë kërkuar pasuri mbi të gjitha në Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe Gjermanët Lindorë kanë zgjedhur të lëvizin "nga brenda" në pjesën perëndimore.

Gjithçka është relative, megjithatë, në varësi se kush e tregon ngjarjen. Konrad Adenauer, për shembull, e urrente Berlinin dhe për të Azia filloi me kryqëzimin e Elba-s. Kush e di se çfarë do të mendonte atëherë kancelari i Rhine i një qyteti si Goerlitz, qyteti më lindor i Gjermanisë, se vetëm lumi Neisse e ndan nga lumi polak, Zgorzelec? Në këtë mikrokozmos prej 65 mijë banorësh ekziston një shpjegim i arsyeshëm i sëmundjes bashkëkohore dhe anktheve të ish Republikës Demokratike Gjermane.

Goerlitz

Fatkeqësisht, ishte një zbulim i vonë: mikrokozmoset lehtësojnë punën e gazetarëve, por ju duhet të jeni këmbëngulës në kërkimin e tyre dhe duhet të jeni me fatgjithashtu për t'i gjetur ato. Nëse kur jetoja dhe punoja në Gjermani, shpesh shkoja në Ëolfsburg dhe Ruhr (Berlini ishte Berlini dhe asgjë tjetër) për të kuptuar disa dinamika të lidhura me zhvillimin industrial dhe pas-industrial të vendit, vetëm vite pasi e kisha lënë atë, pashë të shfaqej në radar qyteti-kampion i Goerlitz.
Ashtu si në Poloni, kthimet kanë qenë të rëndësishme për të kuptuar më mirë atë për të cilën kam qenë dëshmitar. Dy ngjarje, një dramatike dhe një mënyrë për të folur me lojëra, kontribuan në këtë "konstatim", me shoqërimin e një përvjetori. Aneksimi i Krimesë nga Rusia e lufta në Donbas dhe botimi i filmit Wes Anderson, "Grand Budapest Hotel". Ishte viti 2014, dhe më 1 maj ishte 10 vjetori i zgjerimit të madh të Bashkimit Europian në lindje, 10 vende menjëherë.

Hotel Grand Budapest, fundi i iluzionit të madh

Vendosa të shkoja në Goerlitz në atë datë gjithashtu për të kaluar urën e këmbësorëve që nga viti 2004 e lidhi atë me Zgorzelec, një simbol i paqes dhe pajtimit, dhe sepse në atë qytet (dhe në Dresden) Anderson kishte filmuar pothuajse tërësisht kryeveprën e tij.

Goerlitz ka atë që udhërrëfyesit turistikë pothuajse njëzëri e përcaktojnë si "qendra më e bukur historike e Gjermanisë". E ruajtur dhe restauruar në mënyrë të përsosur, falë dhurimit bujar të një investitori misterioz, ai krenohet me katër mijë ndërtesa të mbrojtura nga Trashëgimia Kulturore, të cilat i përkasin të paktën katër stileve arkitekturore: Gotik, Rilindje, Barok dhe Jungendstil.

Goerlitz

Një perlë, me pak fjalë, dhe si e tillë tashmë pjesë e një vendxhirimi me dhjetëra filma, duke filluar me "Bastardi senza gloria" nga Quentin Tarantino. Megjithë një qendër ecejakesh të trupave ndërkombëtare, Goerlitz është një qytet thelbësisht i depresionuar dhe i pakënaqur. Pas rënies së Murit ai numëronte 100 mijë banorë, tani numëron vetëm 65 mijë, ku mosha mesatare është mbi 50 vjeç dhe 3 mijë njësi banimi janë bosh, dhjetëra dyqane të mbyllura dhe qiratë tejet të ulta - 3 euro në muaj për metër katror për ndërtesa banimi historike dhe prestigjioze, tashmë të ristrukturuar – nga të cilat komuna vitet e shkuara ka vënë në dispozicion qindar të tilla, me qira më të dobishme, për të tërhequr familje të reja polake. Nëse në Gjermani në zgjedhjet e fundit politike të 2017-ës e djathta ekstreme e AfD arriti në 12.4% në nivel federal dhe në Saksoni ishte 27%, Goerlitz ka shkuar në 33%. Në fshatrat që e rrethojnë, arrin 45 përqind.

Dhe këtu konvergon përkeqësimi i Lindjes, gjerman ose jo, pasiguria e asetit Europian pas 1989-s, jehona e një lufte që luftohet në kufijtë e Unionit dhe fusha e madhe jashtë fushës së filmit të Andersonit, i cili me gjuhën e komedive mjeruese dhe të sofistikuara të viteve tridhjetë, gjithë ritëm, elegancë dhe shaka marramendëse, tregon fatin e një lufte tjetër europiane, humbjen e lirisë së shkurtër, por të rëndësishme të lëvizjes që i kishte paraprirë, kthimin e intolerancës dhe frikës së përtërirë të tjetrit.

Nuk është rastësi që filmi i është kushtuar me pasion dhe përzemërsi Stefan Zëeig, shkrimtarit dhe poetit të madh austriak i cili nga mërgimi brazilian futi në "Botën e djeshme" të gjitha këto rreziqe që më pas do të materializoheshin para syve të tij duke e detyruar atë të braktisë Mitteleuropa që digjte librat e tij.

Lufta në Ukrainë, Zëeig, Anderson dhe Goerlitzi tërheqës më bëri të mendoj, për herë të parë, që viti 1989 nuk do të ishte i pakthyeshëm siç besoja për 25 vjet. A jemi si Hoteli imagjinar Zubroëka i Grand Budapest Hotel, i verbuar dhe dekadent në të njëjtën kohë? Jo domosdoshmërisht.

Fundi i një iluzioni nuk do të thotë që të realizohet automatikisht e kundërta e tij. Është thjesht një vetëdije e re. Berlini do të jetë ende në shkëlqim, ashtu siç ishte më 9 Nëntor 2019, pasi kishte qenë më 9 nëntor 2014 me tetë mijë sferat e tij të bardha dhe të ndritshme, të cilat pasi kishin shenjuar rrugën antike të Murit që nuk ekziston më, ishin çliruar në qiellin më të famshëm për tiu rrëfyer botës.

Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë