Europiani 1996, Enriko Kieza grumbullohet nga Arrigo Saki pas sezonit të shkëlqyer me Sampdorian. Sulmuesi aktivizohet si zëvendësues në të gjitha ndeshjet në grup, shënon edhe një gol ndaj Çekisë së Pavel Nedved, por kjo nuk mjafton për të evituar zhgënjimin italian në Angli.
Tani, 25 vjet më pas, ka menduar Federiko të marrë hak për babanë, duke zhbllokuar ndeshjen me Austrinë dhe duke merituar gjithë vëmendjen pas kualifikimit. Ata të dy janë bërë çifti i parë babë e bir që shënojnë në kompeticionin kontinental. Njeriu i momentit është lojtari më i mirë i Juventusit në sezonin e fundit, njëri nga ata te të cilët “Zonja” synon të ndërtojë një cikël fitues të ri.
Federiko tani studion dhe flet si lider, nuk e fsheh asnjëherë ambicien e tij, edhe pse përpiqet të qëndrojë më këmbë në tokë dhe të transmetojë atë shpirt sakrifice të nevojshëm për t’u përmirësuar gjithmonë e më shumë.
Rendimenti i tij në sezonin e parë me Juventusin nuk ishte i sigurt, pavarësisht viteve të mira te Fiorentina. Me 15 gola dhe 11 asist, Kieza e ka kaluar shifrën e parashikuar në klauzolat për ta bërë të detyruar blerjen nga Juverntusi dhe kjo do të jetë vetëm një formalitet. Edhe krahasimet me Nedvedin (nga roli dhe grinta) duket se nuk e shpërqendrojnë. Ai e sheh veten senator të ardhshëm, pranë profesorëve, si Kielini, Bonuçi etj.
Rrugëtimi europian i “axurrëve” është i dobishëme edhe për Juventusin. Federiko në shumë raste gjatë sezonit të fundit është evidentuar si njeriu i duhur për Pirlon në mbrëmjet vendimtare (në Champions ndaj Portos, ndaj Milanit në “San Siro” dhe në finale e Kupës së Italisë ndaj Atalantës) dhe ecuria me kombëtaren e Mançinit vetëm mund ta shtojë bagazhin e eksperiencës së lojtarit të datëlindjes 1997.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.