Euro 2020

Personazhi/ Gosens do ishte bërë polic, por nuk e pranuan prej këmbëve

Babai gjerman dhe nëna holandeze. Po flasim për Robin Gosens, lojtarin anësor të Atalantës që ka zgjedhur të luajë për kombëtaren gjermane, drejtuesit e së cilës deri një vit më parë nuk e njihnin fare si futbollist.

Pas paraqitjes që bëri ndaj Portugalisë, Gosens është kthyer në një hero për gjermanët, por fati i tij mund të kishte qenë shumë ndryshe nga ai i futbollistit profesionist. Historinë e atalantinit e ka treguar babai i tij për “SPOX”, duke rrëfyer se Gosens ishte gati të bëhej polic.

Gosens, mesfushori i Gjermanisë. Gazeta Si, 21 qershor 2021

"Ishte thuajse një zyrtar i policisë. Nuk u pranua në Nord-Reno Westfalia, sepse këmbët e tij kishin një diferencë prej 0.5 milimetrash nga njëra-tjetra, por në Rheinland-Pfalz e kishte kaluar testin e parë, - ka treguar babai i Gosens. – Unë i thashë: 'mund të provosh sërish vitin e ardhshëm'". Më pas ndryshoi gjithçka, me eksperiencën te Viteshe.

"Aty ishte vërtet kthesa e madhe. Ndihej shumë mirë me shokët në Holandë, por ambienti i tij mbeti fshati ynë", - shton babai. Dhe kështu Robin Gosens tani mahnit jo vetëm Atalantën, por gjithë Gjermaninë, si një polic i munguar që vë në radhë rivalët e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë