Më i famshmi, me shumë mundësi është Tomi Smith. Në Meksikë, gjatë Olimpiadës së 1968-ës, fotografi Xhon Dominis nuk u mjaftua vetëm duke bërë një foto, por pikturoi edhe një nga kuadrot më të famshme dhe ikonike. Në vite të tëra revoltash në favor të të drejtave të njerëzve me ngjyrë, gjesti i atletit që në pod ngiti grushtin drejt qiellit, hapi debatin e lidhjes mes sportit dhe politikës.
Çështje që është shumë më aktuale se kurrë tani dhe që është parë në mënyra të ndryshme nga sportistët e njohur në botë. Për racizmin po lufton NBA-ja e udhëhequr nga LeBron Xhejms, por ndaj lëvizjes “BlackLivesMatter” ka pasur edhe replika para nisjes së ndeshjeve në Premier Ligë, si dhe në disa ndeshje të Europianit.
Në këtë turne është bërë çështje përplasja mes Hungarisë dhe Gjermanisë. Në qendër të saj është ligji i miratuar nga qeveria hungareze që ndalon promovimin e homoseksualitetit te minorenët. Asnjë material që lidhet me komunitetitn LGBT në shkolla, një tentativë për të limituar të drejtat e homoseksualëve, e favorizuar nga politika e kryeministrit Viktor Orban. Për këtë arsye, sidomos pasi UEFA nuk lejoi që “Allianz Arena” në Mynih të ndriçohej me ngjyrat e ylberit, Gjermani-Hungari nuk ishte vetëm një ndeshje futbollit. Dhe nuk ishte, atë e ndriçoi Leon Goretzka me golin që shpëtoi Gjermaninë nga një eliminim i bujshëm.
Zemra që futbollisti gjerman u tregoi tifozëve hungarezë pas golit, është përgjigja më direkte dhe më e fuqishme ndaj korit "gjermanët homoseksualë" që u dëgjua nga vendi i rezervuar për hungarezët në stadium. Një histori ajo e Goretzkës, që fillon shumë kohë më parë. Nga Ruhri, rajon industrial dhe proletar, por edhe nga Polonia, nga ku ka origjinën e familjes. I vendosur për të dalë nga etiketa klasike e futbollistit sipërfaqësor, gati për t’u shfaqur pa turp ndaj temave civile.
Goretzka e konsideron sportin si një simbol perfekt se si duhet të funksionojë një shoqëri: nuk ka rëndësi nga je, çfarë gjuhe flet dhe çfarë kulture ke. Ai ka përballuar më parë atë që shpesh dominon në botën e futbollit, duke iu përgjigjur spekpticimit të një legjende gjermane si Filip Lahm. "Shpresoj të ndodhë gjatë karrierës sime, jam i sigurt që tifozët do të përballen me argumentin në mënyrë më natyrale nga sa mund të mendohet, sepse shoqëria jonë është shpesh më e avancuar se sporti" – iu drejtua ai ish-lojtarit të Bajernit, që kishte sugjeruar që futbollistët homoseksualë të mos dalin hapur.
Leon Goretzka është një aktivist që reagon menjëherë, duke kritikuar edhe politikën, madje ashpër, siç është rasti ndaj “Alternative für Deutschland (AfD)”, partia nacionaliste konservatore e ekstremit të djathtë. Në një intervistë për “Welt am Sonntag” ai u përpoq të demsakonte lëvizjet dhe strategjithë e saj: "Covid-i e ka bërë shumë të qartë se për çfarë partie bëhet fjalë, është një turp për Gjermaninë. Është një parti e mbështetur nga njerëz që mohojnë pandeminë dhe relativizojnë Holokaustin".
Holokausti është një tjetër temë, ndaj së cilës Goretzka ka qenë shumë i ndjeshëm. Dhjetorin e kaluar, në një takim me Margot Friedländer, një e mbijetuar nga kampet e përqendrimit, ai u shpreh: "Nuk e harroj bisedën me të për gjithë jetën time, kishte marrë me vete edhe yllin e verdhë. Janë momente që të bllokojnë. Duhet të jemi ne që duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrë të tillë, që të mos ndodhë më kurrë diçka si ajo".
Ide të qarta të një qytetari pa se të jetë një futbollist. Ai zbriti në fushë gjatë emergjencës së Covid-it, bashkë me shokun e skuadrës Kimish, duke lançuar fushatën “WeKickCorona” për të mbledhur fonde për kategoritë më të dobëta të shoqërisë dhe dhuroi 1 milion euro ndihma. Deri te goli ndaj Hungarisë, i rëndë për Gjermaninë dhe simbolik për botën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.