Obezët duhet të vendosen kufizime edhe për alkoolin. Sipas një studimi të fundit alkooli i dëmton ata po aq sa ushqimi.
Një studim i Universitetit të Sidneit ekzaminoi të dhëna për 400,000 pjesëmarrës. Ata ishin 40-69 vjeç dhe ekspertët analizuan shëndetin e tyre.
Ata zbuluan se nivelet më të larta të yndyrës dukej se ‘përforconin’ efektet e dëmshme të alkoolit. Pjesëmarrësit obezë që konsumonin sasinë të mëdha alkoolit kishin 53 për qind më shumë gjasa të zhvillonin sëmundje të tjera.
Elif Inan-Eroglu, e cila drejtoi studimet në Universitetin e Sidneit, tha se obezët duhet të jenë të informuar për rreziqet e tyre.
Inan-Eroglu shtoi se për të parandaluar sëmundjet, konsumimi i alkoolit duhet të shmanget.
Studiuesit gjithashtu morën parasysh edhe faktorë të tjerë që ndikon në gjetjet e tyre. Ndër të dhënat kryesore që morën parasysh kur analizuan gjendjen ishte, niveli i arsimit, aktiviteti fizik, kohëzgjatjen e gjumit dhe statusin socio-ekonomik.
‘Ky hulumtim është një lajm i keq por do të japë një mësim”, ka thënë Tam Fry, kryetar i Forumit Kombëtar të Obezitetit në Britani.
Ekspertët shprehen se duhet të shmanget totalisht konsumi i alkoolit.
“Ne i detyrohemi shëndetit tonë dhe nuk na kushton asgjë të mos pimë alkool”, shtoi Fry.
Sipas tij duhet të përdoren kufizime gjithëpërfshirëse për konsumimin e alkoolit.
Profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të ndërgjegjësojnë edhe më shumë qytetarët. Kjo mund të arrihet duke vendosur protokolle shëndetësore dhe duke komunikuar me personat obezë.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje