Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha për mediat se cfarë do të diskutohet në Kuvendin që po mblidhet ne Pallatin e Kongreseve.
“Rendi i ditës është përcaktuar në mbledhjen e Kryesisë, që ka detajuar edhe propozimet, një nga më të rëndësishme një strukturë e re partnere e PD Aleanca e Qytetarëve për Demokraci që do të bëjë të mundur krijimin e një urë komunikimi me shoqërinë. Do të jetë një instrument që jo vetëm do japë sugjerime, por do shohë më kritikë cdo lloj aksioni politik e që do ndihmojë në optimizmin e partisë.
Duhet të ndodhë një kapërcim cilësor, partitë do duhet që në kohë reale të shohë ndjeshmëritë e një shoqërie që është në zhvillim. Hapja reale e shoqërisë është jo vetëm numërike por mbi të gjithë e mendimit politik.” tha Alibeaj.
Alibeaj foli edhe për rezolitën që do të votohet në Kuvend që lidhet me atë që personat “non-grata” të jenë jashtë strukturave drejtuese
“ Është diskutuar a do duhet të vendoset një standard në lidhje me ato persona që etiketohen non grata. Nga 9 shtatori është marrë një vendim, pyetja më minimale, a duhet të jetë një standard për të ardhmen? Unë mendoj po, të konsiderohet një standard moral. Lufta kundër korrupsionit duhet të nisë nga vetja. Ka ndodhur c’ka ndodhur por edhe për ne të tjerët duhet t’i bindemi këtij precedenti që është vendosur tashmë. Sot do diskutohet me një vendim të këshillit kombëtar. Janë të detyrueshme për të gjitha instancat e tjera. Është një propozim i moralshëm i sinqertë. nëse do flasim për sfida morale që nisin prej partive politike, duhet ta nisësh nga vetja”.
Referendumi për shkarkimin e Bashës…?
“Nuk duhet të jetë një lojë banale numrash. Serioziteti mbi të gjitha. Ky është eventi i PD, i ngritur sipas rregullave, organizuar sipas rregullave. Demokratët janë këtu, por mbi të gjitha ajo cfarë është e rëndësishme, këtu në këtë sallë diskutohet e ardhmja e PD, e moralit politik të një force që sheh nga e ardhmja. A do marr PD përsipër sfidat reale, do jetë krah SHBA, sfidën kundër luftës ndaj korrupsionit? Lëvizje të tilla ekstra institucionale dhe ekstra-statuore mund të ketë dhe në të ardhmen”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




