Ka ndodhur

Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit, vihet nën hetim 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është vënë në hetim nga policia, pasi akuzohet për organizim të lojërave të fatit, në ambientet e magazinës së një lokali në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën një lokali, në rrugën "Besim Imami", shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Sakaq, u vu nën hetim 24-vjeçari me iniciale A. M., banues në Malin e Zi, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë