Ka ndodhur

Përshtatën lokalin për shitje kanabisi, arrestohen pronari dhe kamerieri

Gazeta Si – Një 23-vjeçar me iniciale I.N., pronar i një lokali në Laç, është arrestuar, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër 23-vjeçar, A.Gj., kamerier në këtë biznes, pasi akuzohen se shisnin lëndë narkotike.

Nga hetimet, rezultoi se 2 të rinjtë janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të kanabisit në një lokal.

Policia tha se gjatë këtij operacioni, u zbulua një lokal i përshtatur për shitjen në doza të kanabisit, si dhe u arrestua pronari dhe kamerieri në këtë lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë