Nga Gazeta Si- Një ‘fole’ prostitucioni është zbuluar në Pogradec, ku e drejtonte një 61-vjeçare kineze. 61 vjeçarja është arrestuar në flagrancë ndërkohë që C. L., 46 vjeçe, banuese në Kinë, u shpall në kërkim.
Po ashtu është proceduar pronari i apartamentit, L.Xh., 33 vjeç. Dy kinezet kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, një apartament që e kishin marrë me qira, në Pogradec.
Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar shuma parash të valutave të ndryshime, kartëmonedha të dyshuara false dhe 4 celularë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.