Gazeta Si- Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 11 persona, të cilët organizonin lojëra fati. Ndërkohë dy persona të tjerë janë proceduar dhe një është shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 13 celularë që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, 224 000 lekë të rinj dhe 2720 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Ata akuzohen se zhvillonin lojëra të fatit në zona të ndryshme të kryeqytetit kryesisht Yzberisht, Institut, Shkolla e Bashkuar etj. Krimi Kibernetik prej të paktën 7 muajsh i kishte në përgjim dhe në ndjekje këta persona që merreshin me loto ndeshjes dhe organizimin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit.
Sipas burimeve, mësohet se 11 të arrestuarit nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe zhvillonin në mënyrë të ndarë këtë aktivitet. Vijojnë hetimet për zbardhjen e identitetit të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




