Politike

Përsëri në tunel-Për negociatat shihemi vitin tjetër

Edhe pse e gdhinë këtë të premte, duke diskutuar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liderët e BE-së nuk arritën ta bindin presidentin francez Emmanuel Macron për hapjen e negociatave.

Duke dalë dalë përpara gazetarëve, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se ishte e vetëdijshme se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas, Zoran Zaev, do të zhgënjeheshin.

E bindur se BE-ja e kishte lënë politikën e zgjerimit në një gjendje konfuze, kancelarja gjermane tha se vendimi do të shtyhej për vitin tjetër.

"Këshilli Evropian do t'i kthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit te Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020", thotë deklarata e përbashkët e liderëve të BE-së.

Duke qënë se qëndrimi i Gjermanisë dihej, gjithë sytë e liderëvë të BE-së ishin sot nga Franca dhe Holanda, të cilër duket se cuan deri në fund misionin për mos hapjen e e bisedimeve të pranimit.

Merkel deklaroi se edhe në Gjermani kishte patur rezerva për hapjen e negociatave me Shqipërinë por se ishin vendosur kushtet për mos t’i mbyllur derën vendit tonë.

Kancelarja gjermane Angeka Merkel

“Vazhdoj të mendoj se Shqipëria ka bërë shumë, por nuk na ka bërë që të marrin një vendin për negociatat, i cili do të merret vitin tjetër”, u shpreh Angela Merkel. “Janë disa vende skeptike që kanë rezerva, sidomos ndaj Shqipërisë”, deklaroi kancelarja gjermane.

Zëri kryesor i vendeve skeptike, presidenti Macron nuk i kurseu kritikat, duke thënë se Shqipëria ka bërë përparime, por të “mos gënjejmë veten”. Gjatë mbrëmjes, udhëheqësit e BE janë mbyllur duke diskutuar për Shkupin dhe Tiranën për më shumë se 4 orë, por ashtu sic tha edhe Macron nuk është gjetur një qasje e përbashkët.

Duke folur me tonë të ashpra, ai shumica e vendeve anëtare të BE-së ishte kundër hapjes së negociatave me vendin tonë. Por nësë për Holandën dhe Danimarkën i shqetëson kriminaliteti shqiptar, Francën duket se e shqëtësojnë azilkërkuesit.

“Është e vështirë ti shpjegoj francezëve që do ti hapin negociatat Shqipërisë sepse Shqipëria cilësohet si një vend i sigurt dhe nuk mund ta shpejtoj pse kemi probleme me azilkërkuesit nga një vend i sigurt. Nuk mund të bëj gjëra që francezët e kanë të pamundur ta kuptojnë”, tha Macron.

Por për Shqipëria ka bërë maksimumin për sa i përket emigracionit dhe kjo ishte edhe arsyeja përse Gjermania dëshiron hapjen e negociatave.

“Kur bëjmë premtime duhet ti mbajnë dhe nuk duhet ti kthejmë shpinën Shkupit dhe Tiranës. Unë dua që të këtë një bashkim të këtyre vendeve në BE”, tha Merkel.
Macron raportohet të jetë vënë më shpatulla pas murit gjatë mbledhjes së krerëve të BE-së për negociatat, aq sa ka braktisur mbledhjen.

Presidentin francez Emmanuel Macron

Madje presidenti francez deklaroi se i ishte propozuar ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut ,por se e kishte hedhur poshtë pasi sipas tij ky skenar do të ishte i tmerrshëm për Ballkanin.

Nuk ishin të pakta medit që raportuar Maqedonisë së Veriut mund ti hapeshin negociatat sot vetëm nëse vendet anëtare binin dakord për ta shkëputur nga Shqipëria. Holanda, Spanja dhe Danimarka ishin të gatshme të nënshkruanin një draft që përmbante dritën jeshile vetëm për Shkupin, por ajo u hodh poshtë duke u cilësuar si një skenar i “tmerrshëm” nga Italia, Greqia dhe Gjermania, por së pari dhe më kryesorja, vetë Franca kundërshtoi një zgjidhje të tillë.

Përpara gazetarëve Macron duket se ia referua frikës së krijimit të Shqipërisë së Madhe duke thënë se: Besoj se ndarja do të kishte qënë një gabim politik dhe do kishte sjelle probleme për Ballkanin dhe Shqipërinë. Ka pakica shqipfolëse kudo në rajon, ka pasoja për fqinjët dhe duhet të mendonim për këtë”.

Shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vitin tjetër duket se paralajmërua që kur kjo temë nuk u vunë sot në rendit e ditës së liderëve të BE-së, edhe pse ishte “patatja e nxehtë” e samitit në Bruksel.

“Shqipëria është dëmi kolateral i një beteje për pushtet brenda BE-së, tha kryeministri Edi Rama për Euronews pas vendimit.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, Gazeta Si, tetor 2019


Nga ana tjetër, dy fqinjët e Shqipërisë, Italia dhe Greqia, raportohet se kanë mbajtur një qëndrim të fortë pro-negociatave me vendit tonë gjatë disktimeve që kanë zgjatur dëri në orët e para të mëngjesit. Kreu i qeverisë greke Qirikaos Mistotaqias dhe kryeministri italian Giuseppe Conte raportohet se janë mundur të bindin Francës për dhënien e dritës jeshile.

Conte ka folur para mbledhjes së Këshillit në Bruksel, duke deklaruar se mos hapeja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do t’i fuste të dyja vendet në krizë politike. Conte është shprehur se takimi i djeshëm i 28 liderëve BE-së në Bruksel ishte një gabim historik.

“Mbrëmë nuk arritën në një konkluzion. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë një jetë që kërkojnë hapjen e negociatave. 2 vende me shumicë myslimane kanë ëndërr të futen në BE. Takimi i djeshëm do të mbahet mend si një gabim historik. Mos hyrja në BE shpresoj mos t’i bëjë vendet pesimiste” mësohet të ketë thënë ai.

Edhe Greqia mbajti një qëndrim të qartë, pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Natyrisht, pala greke ka vendosur gjithmonë kushte të rrepta për integrimin e dy vendeve fqinje në BE, por në rastin konkret, interesat duket se kanë qënë qartazi pro çeljes së negociatave.

Ndërkohë për kryeministrin bullgar Boyko Borissov paralajmëroi se mos hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të ishte një gabim historik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë