Para

Përsëri në rritje numri i parave jashtë bankave, 370 mld lekë deri në prill

Përdorimi i parave Cash ka njohur një tjetër rekord gjatë muajit prill të këtij viti, duke kapur shifrën e 368.3 mld lekëve për 4 muajt e para të vitit.

Në krahasim me prillin e një viti më parë në ekonominë shqiptare rezultojnë se janëm18 miliard lekë më tepër jashtë bankave.

Ndërsa që prej janarit të këtij viti të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se qarkullimi i parasë në dorë ka pësuar një rritje me rreth 7 miliardë lekë.

Gjatë shkurtit të vitit 2003 kur Banka Qendrore nisi publikim e të dhënave për paratë jashtë kanaleve financiare , në vend janë regjistruar vetëm 123.4 miliard lekë ndërsa aktualisht ka pësuar thuajse trefishim vlerës së parave që tashmë qarkullojnë jashtë bankave.

Rritja e kësaj shifre mund të lidhet dhe me situatën financiare të qytetarëve, ku pasiguria dhe kriza e çmimeve ka bërë që shqiptarët të tërheqin paratë nga depozitat duke i përdoruar për shpenzime të tjera

Institucionet financiare në vend e cilësojnë sfidë dhe një problem serioz qarkullimin e parasë jashtë sistemit bankar, madje disa herë janë ndërmarrë fushata për të sensibilizuar qytetarët për përdorimin e parave nëpërmjet bankave .

BSH e cila synon minimizimin e kësaj shifre dhe orientimi e konsumatorëve drejt bankave, e përcakton si të rrezikshme për shëndetin financiar në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë