Analize

Misioni i pamundur i Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian

Edhe pse po bën që nga viti 2005 që ka nisur bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe plot tridhjetë vite që ka aplikuar, rruga e Ankarasë drejt unionit duket se devijuar në kthesa të njëpasnjëshme, duke e larguar gjithnjë e më shumë nga destinacioni.

Para disa ditësh, Këshilli Europian për Marrëdhënit e Jashtme(ECFR) publikoi një raport të detajuar duke radhitur të gjitha arsyet që e pengonin Turqinë të anëtarësohej në BE.

Midis elitave evropiane, ende ka mbështetje substanciale për një partneritet strategjik me Turqinë, por pak prej tyre kërkojnë avancimin e procesit të anëtarësimit.Meqenëse Turqia nuk tregon ndonjë dëshirë të menjëhershme për rivendosjen e sundimit të ligjit apo reformave, tani për tani vendet anëtare të BE-së mund të përpiqen të angazhohen në marrëdhëniet dypalëshe transaksionale me Turqinë, pasi një partneritet efektiv mes dy palëve është kritik për interesat europiane.

Gazetarët dhe zyrtarët kanë përdorur në heshtje fjalën “hipokrizi” për të përshkruar hyrjen e Turqisë në BE, e cila ishte planifikuar të ndodhte në vitin 2010, por procesi u ndal për shkak se palët hapën vetëm 16 kapituj negociatash.

Turqia

Sot, 12 vjet pas fillimit të negociatave të pranimit, 30 vjet pas aplikimit të Turqisë për anëtarësim në BE dhe më shumë se gjysmë shekulli pas një marrëveshjeje asocimi me Komunitetin Ekonomik Evropian, kjo marrëdhënie duket se ndodhet në një gjendje të mjerueshme.  Në rastin më të mirë, është një marrëdhënie hipokrizie që u leverdis të dyja palëve. Në rastin më të keq, është një dialog i shurdhër që do të krijojë dalëngadalë në një hendek të pakalueshëm.

Statusi “quo”

Shumica e vendeve evropiane do të donin që Turqia të mbetet në harresë mes të qenit një vend sa i brendshëm dhe aq edhe i huaj.

Pavarëisht hipokrizisë dhe keqkuptimeve, statusi quo është pasuria më e rëndësishme e Ankarasë në ruajtjen e marrëdhënieve të saj me Europën gjatë kësaj epoke të trazuar. Turqia është bërë gjithnjë e më e mbyllur dhe gjithnjë e më pak demokratike në vitet e fundit, veçanërisht pas përpjekjes për grusht shteti në korrik të 2016-ës. Pavarësisht nga kjo, marrëdhëniet BE-Turqi kanë mbetur të paprekura. Komisioni Europian dhe Këshilli Evropian kanë hedhur poshtë thirrjet e Parlamentit Evropian për të pezulluar bisedimet e anëtarësimit, e cila është e rëndësishme të ruhetpër brezat e ardhshëm.

Sipas raportite të Këshillit Europian, këto trende sugjerojnë se nëse Turqia mund të kthehet nga rruga drejt autoritarizmit dhe të rinisë sërish bisedimet e anëtarësimit në BE. Megjithatë, statusi quo ka krijuar një lloj hipokrizie të institucionalizuar, pasi nuk lejon lëvizje të sinqerta drejt integrimit dhe përjashton nevojën që Turqia të pranojë vlerat e BE-së si pjesë e negociatave të anëtarësimit.

Erdogan dhe Merkel

Lëvizja e vetme në procesin e anëtarësimit gjatë viteve të fundit ka qenë marrëveshja e refugjatëve, të cilën BE dhe Turqia arritën në dhjetor të 2016-ës.

Sipas ECFR-cë, për momentin, qeveria turke po nuk tregon asnjë dëshirë për t’iu rikthyer sundimit të ligjit dhe tregon pak respekt për Kriteret e Kopenhagenit, por as BE-ja nuk po nxit Turqinë të ulet në tavolinën e negociatave.

Elitat kundër popullit

Marrëdhënia me Turqinë me BE-në është një lojë elitare. Udhëheqësit turq në Ankara duhet të kuptojnë se të vetmit përfaqësues për marrëdhënien me BE-në janë kolektivi i burokratëve dhe politikanëve që përfaqësojnë estabilishhmentin në Evropë.

Elitat evropiane mbështetin vazhdimisht marrëdhëniet e BE -së me Turqinë. Sipas ECFR-së liderët në Ankara duhet ta kanë parasysh këtë fakt edhe kur shpëthejnë në sulme verbale ndaj burokratëve dhe politikanëve të BE-së.

Sipas sondazheve, 79 përqind e të anketuarve në BE (shumica e tyre zyrtarë) besojnë se vendi i tyre e sheh Turqinë si një partner strategjikisht të rëndësishëm që mund ta bëjë BE-në më të fortë.

Natyrisht, opinioni publik është një çështje tjetër. Përshtypja publike rreth Turqisë ndryshon ndjeshëm nga pikëpamjet e burokratëve europianë. Sipas një studimi të bërë në vitin 2017, 84 përqind e gjermanëve kundërshtojnë anëtarësimin e Turqisë në BE dhe pothuajse 70 për qind e të anketuarve vunë në dukje se imazhi publik i Turqisë është përkeqësuar gjatë dy viteve të fundit.

Këto studime tregojnë se anëtarësimi i Turqisë do të vazhdojë të jetë një çështje e elitave kundrejt “popullit” ose e thënë ndryshe,  e estabilishmentit kundrejt opinionit publik.

Rëndësia e marrëdhënieve bilaterale

Ndërkohë që lundronjnë në këto ujëra të rrezikshme, veçanërisht në hendekun midis pikëpamjeve të elitës dhe opinionit publik, zyrtarët turq dhe ata europianë duket se kanë harruar se rëndësinë kritike të marrëdhënieve ekonomike mes dy palëve.

Rezultatet e studimit të ri të ECFR-së nënvizojnë nevojën për të zhvilluar një gjuhë të re bashkëpunimi për të ruajtur marrëdhëniet BE-Turqi jashtë procesit të anëtarësimit. Të dyja palët duhet të fillojnë të inkuadrojnë debatin si “Turqia dhe Evropa” , për të mos dëmtuar vendet jo anëtare në Bashkimin Europian.

Diskutimet mbi anëtarësimin e Turqisë në BE në përgjithësi theksojnë pikat e dobëta të Ankarasë, deficitin demokratik, çështjen e Qipros dhe indiferencën e saj ndaj sundimit të ligjit. Qeveria turke kundërshton tonin “hierarkik” të negociata të pranimit, ndërsa evropianët mendojnë se përparimi i Turqisë është shumë i ngadalshëm.

Mendimi i publikut per Turqine/

 Megjithatë, midis “Turqisë dhe Evropës”, ekziston një barazi e pandarë në diskursin që qeveria turke ka kërkuar gjatë gjithë kohës. Në vend që të inkuadrojë çdo përparim ose pengesë në marrëdhëniet mes tyre, si pjesë e procesit të anëtarësimit, të dyja palët mund të punojnë së bashku si partnerë strategjikë.

Një marrëdhënie e tillë transaksionale, me fokus në lidhjet dypalëshe, është ndoshta e vetmja mënyrë realiste për të ruajtur lidhjet BE-Turqi. Sipas raportit të Këshillit Europian, Ankaraja dhe Këshilli i Evropës duhet të punojnë së bashku për të trajtuar çështje të tilla si të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe liritë politike në Turqi.

BE-ja duhet të azhurnojë gjithashtu bashkimin doganor me Turqinë, sepse nga tregtia midis dy vendeve kanë përfituar përgjithësisht bizneset turke pro-evropiane dhe grupet e shoqërisë civile. Po ashtu BE-ja dhe Turqia duhet të bashkëpunojnë për adresimin e mosmarrëveshjeve që përfshijnë diasporën turke në Evropë, duke koordinuar politikat e tyre mbi konfliktet në Lindjen e Mesme.

Largimi i fokusit  të anëtarësimit ka të ngjarë të zvogëlojë tensionet me Komisionin Evropian dhe të ndihmojë udhëheqësit evropianë të krijojnë një marrëdhënie më të ekuilibruar me Turqinë.

 

Më Shumë